• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ekskluzive: Luan Statovci i ndau paratë e ryshfetit me kolegët e tij të AZhB-së, bënte plane për të blerë super banesë

26/02/2021 - 10:12:28
Ekskluzive: Luan Statovci i ndau paratë e ryshfetit me kolegët e tij të AZhB-së, bënte plane për të blerë super banesë

Pak dy ditë më parë, hetuesit e policisë zhvilluan operacionin e koduar me emrin “Subvencioni 2020”, ku cak ishin zyrtarët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Ata dyshohet se bënë dallavere të mëdha me listat e përfituesve të subvencioneve ku nga ryshfeti përfituan shuma të majme të parave.

Ndër të arrestuarit është edhe drejtori i Departamentit të pagesave direkte në AZHB, Luan Statovci.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
188
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Burimet e IndeksOnlinet të afërta me hetimet kanë thënë se Statovci ka pranuar shuma të ndryshme të parave (ryshfet) nga persona të ndryshëm në mënyrë që ata t’i fuste në listën e përfituesve për subvencione.

Hetuesit në këtë rast kanë zbatuar masa të fshehta teknike të vëzhgimit. Në provat e siguruara nga policia, i dyshuari në disa raste shihet, duke pranuar para dhe duke i ndarë me zyrtarët e tjerë të AZHB-së në zyrën e tij.

Në një rast, Statovci dëgjohet duke thënë se e ka në posedim shumën prej 600.000 eurosh dhe bënte plane që të blente një banesë në vlerë nga 200.000 deri në 300.000 euro.

“Luan Statovci, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare të drejtorit të Departamentit të pagesave direkte në Agjencinë për zhvillimin e bujqësisë ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme për përfitim material për vetë apo persona të tjerë, konkretisht ka pranuar shuma të ndryshme të parave (ryshfet) nga persona të ndryshëm në mënyrë që ata t’i fuste në listën e përfituesve për subvencione”, kanë thënë burimet e IndeksOnline të afërta me hetimet.

Këto fakte vërtetohen nga provat e sigurua gjatë aplikimit të masave të fshehta të hetimit, ku ai në disa raste shihet duke pranuar para dhe duke i nda me kolegët e tij që tashmë ndodhen prapa grilave.

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar masën e paraburgimit për Statovcin dhe 10 personat e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Prokuroria pretendon se të dyshuarit Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Adushe Ukshini, Driton Alaj, Pajtim Krasniqi, Shpejtim Krasniqi dhe Kastriote Bajrami- Sejdiu, duke vepruar në kundërshtim me detyrën zyrtare kanë kërkuar apo kanë pranuar ryshfet nga persona të ndryshëm, kryesisht nga fermerët, në mënyrë që ata t’i fusnin në listat e përfituesve të subvencioneve.

Operacioni “Subvencioni 2020” deri tani në pranga ka futur 20 të dyshuar, 11 në ditën e parë të aksionit dhe nëntë tjerë gjatë ditës së djeshme.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 433.160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë.

Hetimet ende janë duke vazhduar dhe varësisht nga rrjedha e tyre mund të ketë sërish të arrestuar.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
188
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
150
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
203
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
41
Next Post
Qytetari në karrocë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë: Kemi mbetur të mbyllur që një vit, nuk e kanë rregulluar ashensorin

Qytetari në karrocë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë: Kemi mbetur të mbyllur që një vit, nuk e kanë rregulluar ashensorin

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi