• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Duda Balje flet për inçizimin me Shehollin

11/10/2025 - 08:04:38
Duda Balje flet për inçizimin me Shehollin
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Deputetja boshnjake, Duda Balje, e cila është përfshirë në një audioincizim me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, ka mohuar se biseda me të ka pasur qëllime antikombëtare. Incizimi që është publikuar nga televizioni publik, Balje ka thënë se është i vjetër më shumë se 6 vjet në kohën kur ka qenë funksional grupi multi etnik. Ajo ka implikuar Lëvizjen Vetëvendosje në këtë publikim. Ka thënë se kjo është goditje nga partia më e madhe për shkak të “mosbashkëpunimit me ta”.Prishtinë- Radio Televizioni i Kosovës (RTK), të premten ka publikuar një audio-incizim mes të arrestuarit për spiunazh Fatmir Shehollit dhe dy personave tjerë.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, në këtë audio-incizim thuhet se është deputetja Duda Balje dhe një person me emrin Amir Rrustemoviq. Ky i fundit është shprehur se nuk mund të flasë, pasi sipas tij, ai është person i shtetit.“Nëse vërehet, unë jam duke përmendur GP 6+ i cili nuk ekziston që një kohë të gjatë. Incizimi është i vjetër. Zëri im në këtë incizim është vetëm në fillim kur unë e konstatoj se nuk kam asnjë kontakt me asnjë, nuk kam komunikuar me asnjë dhe jam koncentruar në bisedën me grupin tim parlamentar. Pastaj fillon biseda me personin e dytë, Amir Rrustemoviq, i cili ku punon tash e për kë punon unë nuk e di”, ka thënë ajo për Kohën.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
180
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Balje ka thënë se s’ka kontakte me asnjërin prej personave të përfshirë në video incizim. Thotë se me aq sa i kujtohet tema ka qenë “vehabizmi”. Ajo ka theksuar se nuk ka deputet nga grupi multietnik që nuk ka bashkëpunuar me Shehollin në kuadër të aktiviteteve të tij në Institutin për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.“Unë tash nuk jam shumë e sigurt, por temë kanë qenë vehabistët me të cilët ne në Prizren kemi pasur shumë problem dhe kjo ka qenë tema mendoj. Me z.Shehollin nuk ekziston asnjë deputet i komunitetit i cili nuk ka biseduar me të. Jam e bindur për këtë sepse ka pasur një institut për komunitete dhe këto kanë qenë arsyet se pse shpesh ka biseduar me ne”, ka deklaruar ajo.

Ka thënë se s’ka kontakt me asnjërin prej personave që janë në incizim dhe se angazhimi i saj si deputete asnjëherë nuk ka qenë kundër interesit të shtetit të Kosovës.“Unë nuk e di çka ka bërë, a tek ka bërë (Sheholli), s’jam kompetente të bëj ndonjë deklarim, por dua të them se nuk e kam asnjë kontakt me asnjërin prej personave që jam në incizim. Asgjë nuk kam bërë të keqe. Dua të them që qe 4-5 mandate që jam deputete, me plot përgjegjësi mund të them se asnjëherë, asnjë gjë, bile edhe të vogël nuk kam bërë kundër shtetit tim Kosovës. Asnjëherë”, ka theksuar ajo.
Sipas saj, pas mosbashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje në legjislaturën e re, kjo është goditja e dytë që i vije nga kjo parti.“Në këtë mandat prej momentit kur unë kam vendosur të mos e përkrah Lëvizjen Vetëvendosje këtu është praktikisht goditja e dytë. Te e para ma kanë prekur familjen, prindërit e fëmijët e tash personalisht ndaj meje”, ka shtuar ajo.

Të premten, televizioni publik e publikoi një audioincizim të të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli, me dy persona, për të cilët fillimisht nuk ishte bërë e ditur se kush janë. Aty Sheholli dëgjohet duke pohuar miqësinë dhe lidhjet e tij të forta me Milan Radoiçiqin.Fatmir Sheholli është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës me asistencë të pjesëtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nën dyshimin për “spiunazh”.

Në fillim të viteve të 90-ta Sheholli ka qenë pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë.Në paraqitjet publike, ai ka thënë se pas luftës ka qenë i angazhuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), por edhe e ka pranuar se ka punuar si inspektor i UDB-së në vitet ’90.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
180
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Mërgata nesër fillon votimin jashtë Kosovës, për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ shpërndan materialin zgjedhor, mbi 3.6 milionë fletëvotime

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi