• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Deri më tani ja çka dihet për vdekjen e dy fëmijëve kosovarë në Francë

25/12/2019 - 12:42:11
Deri më tani ja çka dihet për vdekjen e dy fëmijëve kosovarë në Francë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Loire të Francës. Dy fëmijë nga Kosova janë mbytur në lumë, para syve të nënës së tyre.

Mediat franceze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë, ndërkaq deri më tani nuk dihet se nga cili vend i Kosovës është familja kosovare me banim në Francë.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23

Pasditen e së martës, një nënë kosovare kishte dalë me dy fëmijët e saj për të ngrënë drekë në një restorant në afërsi të lumit Le Moingt në Loire të Francës.

Fëmijët, vëlla e motër, po loznin në afërsi të lumit në momentin tragjik. Djali 2-vjeçar ra në lumë, e motra e tij 5 vjeçe u hodh për ta ndihmuar të vëllain të dilte.

Nëna 35-vjeçare po ashtu u hodh në lumë, për t’i shpëtuar fëmijët, por fatkeqësisht nuk arriti të bënte asgjë. Vajza dhe djali i saj i vdiqën para syve.

Mediat franceze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë të së martës, ku kanë dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

“Dy fëmijë nën moshën pesë vjeç, të cilët po luanin në brigjet e një lumi të përmbytur, vdiqën para syve të nënës së tyre. Drama e tmerrshme ndodhi pasditen e së martës, në lumin e quajtur Le Moingt, i cili kalon jo shumë larg zonës tregtare të Montbrison në Loire. Nëna 35-vjeçare nga Kosova po kthehej nga një restorant i ushqimit të shpejtë me dy fëmijët e saj kur shkuan në buzë të lumit të përmbytur.

Sipas deklaratave të saj, fëmija i vogël ra në ujë. Motra e tij u përpoq ta kapte para se të zhdukej nga rryma. Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i ndihmonte. Pastaj ajo paralajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës. Ata mbërritën atje, por as ata nuk mund të bënin asgjë, sipas të njëjtave burime”, shkruajnë mediat franceze, transmeton Express.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Po ashtu, theksohet se 35-vjeçarja kosovare është shtrirë në spital, pas tronditjes që mori nga mbytja në lumë e dy fëmijëve të saj.
“Shumë e tronditur, nëna u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne ka nisur hetimet, dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave”, raportojnë mediat franceze.

Ndwrkaq i prekur nga tragjedia nw Francw, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e dy fëmijëve.

“Tragjik lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lumë në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, ka shkruar ai.

Edhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur dhimbjen për këtë rast.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, ka shkruar ai./

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Një 47 vjeçar gjendet i vdekur në Prishtinë

Një 47 vjeçar gjendet i vdekur në Prishtinë

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi