• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Cili është opinioni i Duda Baljes rreth Thaçit, Kurtit, Osmanit, Mustafës e Haradinajt

13/03/2021 - 22:52:25
Cili është opinioni i Duda Baljes rreth Thaçit, Kurtit, Osmanit, Mustafës e Haradinajt

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar figurat kryesore politike në Kosovë gjatë dekadës së fundit, transmeton Gazeta Sinjali.

Për ish-presidentin Hashim Thaçi, Balje thotë se ai është ndër personat më të rëndësishëm në politikë në Kosovë.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

“Ai është shumë stabil në vendimet që merr. Mendoj se ai është ndër personat shumë të rëndësishëm të Kosovës…Neve boshnjakëve na ka ndihmuar shumë kur ka pasur mundësi”, thotë Balje.

Bashkëpunim korrekt deputetja e SDU-së thotë se ka pasur edhe me ish-kryeministrin Haradinaj.

“Haradinaj është person shumë konkret që reagon menjëherë. Kemi pasur rast kur kemi shkuar në zyre sa ishte kryeministër dhe i kemi paraqitur problemet. Ai menjëherë ka reaguar dhe ka kontaktuar personat përgjegjës dhe ka pasur sukses. Unë mendoj se edhe Haradinaj ka bërë punë të mirë”.

Fjalë shumë të mira Balje ka edhe për Isa Mustafën.

“Isa Mustafa është person shumë i qetë. Ka qenë shumë largpamës. Mendoj se LDK ka fituar shumë kur Isa Mustafa ka qenë kryeministër. Normalisht se çdo politikan e ka kohën e vet dhe ndoshta tashmë është koha për persona më të ri në LDK. Megjithatë mendoj se Mustafa ka vendosur disa baza në LDK dhe ka bërë punë të mira për shtet. Për Isa Mustafën unë shoh vetëm gjëra pozitive”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

Balje thotë se Albin Kurti ka shumë vetëbesim.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Albin Kurti është një person shumë mistik. Disa herë kam pasur takime me të. Ka pasur shumë besim në vete dhe stabilitet në mendime…Besoj se tash ka ardhur koha e tij dhe ne tash do të shohim sa aftësi ka zotëri Albin Kurti në politikë…Mendoj se Kurti do të bëjë disa ndryshime kruciale për shtetin”.

Për Vjosa Osmanin thotë se është gruaja më e fuqishme në politikën kosovare.

“Mendoj se ne gratë kemi pasur shumë nevojë për të pasur në politikë një grua si Vjosa Osmani. Mendoj se zonja Vjosa mund të bëjë shumë”, ka thënë ndër të tjera Duda Balje.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Serbia e quan persekutim politik arrestimin e kryetarit të Kllokotit

Serbia e quan persekutim politik arrestimin e kryetarit të Kllokotit

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi