• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Boiken Abazi: Vjedhja e votave është veç simptomë e problemit, bandat mafioze janë të lidhura me partitë politike

13/05/2021 - 19:00:36
Boiken Abazi: Vjedhja e votave është veç simptomë e problemit, bandat mafioze janë të lidhura me partitë politike

Boiken Abazi, i cili ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 Prillit, me anë të një postim në Facebook shprehet se vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit është problem, por është vetëm një prej simptomave të neoliberalizmit kriminal ku e kanë stacionuar Shqipërinë.

Ai thotë se pas rënies së komunizmit në Shqipëri u liberalizua krimi.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
11
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
17

Postimi i plotë:

Me rënien e diktaturës në Shqipëri nuk u liberalizua tregu, u liberalizua krimi. Nëse gjatë diktaturës “të drejtën” për të kryer krime me ose pa ligj, e kishin vetëm funksionarët e lartë të aparatit shtetëror dhe rrethi i tyre, në këto 30 vjet “e drejta” për të kryer krime u decentralizua, duke krijuar banda mafioze që kanë kolonizuar pjesë-pjesë Shqipërinë dhe janë lidhur me partitë politike, nganjëherë duke u futur edhe brenda tyre e duke i kontrolluar – sipas nevojës.

Bandat kishin nevojë për politikën për të shtrirë kontrollin e tyre ekonomik, dhe partitë kishin nevojë për bandat për të shtrirë kontrollin e tyre politik, me përfitime ekonomike. E gjitha kjo u lidh me anën e errët të globalizimit, përmes tregtisë së drogës dhe trafikut të emigrantëve që në Shqipëri ka ardhur duke u rritur. Paraja e pistë e këtyre bandave politike dhe partive bandite pastrohet në ndërtim në mes të kryeqytetit apo përmes betonizimit të bregdetit.

Kapitalizmi merr forma të ndryshme nga njëri shtet në tjetrin. Në Shqipëri ai ka marrë formën e neoliberalizmit kriminal përmes simbiozës mes partive politike, bandave dhe oligargisë monopoliste. Ky nuk është tranzicion, ky është stacioni ku ndalet e përkeqësohet një sistem mafioz. Nuk jemi rasti i vetëm në botë, mjafton të shikojmë përtej Adriatikut, apo edhe përtej Atlantikut, për të parë sisteme të ngjashme ne jug të Italisë apo në Meksikë.

Neoliberalizmi kriminal e ka stacionuar Shqipërinë në një situatë ku pabarazia dhe varfëria rritet, dhe ku sistemi i vërtetë patronazhist është ai mafioz, që u lejon njerëzve të (mbi)jetojnë nëse u nënshtrohen bandave dhe partive politike të lidhura me to. Dhuna e krimit të organizuar është shndërruar në valutën përmes së cilës kryhen transaksionet mes bandave rivale. Dhuna rregullon llogaritë. Databaza e patronazhimit është vetëm një simptomë e patronazhimit të dhunshëm e strukturor të financave dhe ekonomisë-politike në Shqipëri.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Neoliberalizmi merr trajtat e neofeudalizmit. Udhëheqësi “karizmatik” i këtij sistemi, nuk drejton përmes diktatit por përmes marrëveshjeve me bandat mafioze dhe oligarkinë. Ai nuk ka nevojë të ketë kontrollin totalitar të mbretit gjakatar, apo diktatorit, mjafton të dijë të lidh e mirëmbajë marrëveshje me krimin e organizuar brenda dhe jashtë vendit, në stilin e një “mbreti merkantilist”. Pjesën e dhunës për të realizuar nënshtrimin dhe patronazhimin e kryejnë më tej bandat në bashkëpunim me policinë, si dhe vet situata ekonomike. Shkatërrimi i industrisë dhe i shtetit social, shkatërrimi në masë i mundësisë për punë të ndershme që krijon mirëqenie, krijojnë kushtet perfekte për nënshtrim dhe rekrutim.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Një organizim që kërkon transformimin e kësaj situate pa i marrë parasysh rrethanat është, në rastin më të mirë, naiv. Vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit është problem, por është vetëm një prej simptomave të neoliberalizmit kriminal ku e kanë stacionuar Shqipërinë.

Kemi një nevojë të madhe reflektimi dhe analize mbi këtë situatë, në vend që të jepen receta për rrugën përpara. Kemi nevojë të mësojmë e te hymë në dialog me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, ata që po i vuajnë më shumë krimet brutale të neoliberalizmit shqiptar. Kemi nevojën e madhe si shoqëri e si komb të gjejmë një mënyrë organizimi emancipues në kushtet e represionit politik dhe kontrollit kriminal mafioz të ekonomisë dhe politikës.

Alternativat nuk mund të jenë receta moderimi, por programe që adresojnë nevojat urgjente të shumicës së varfëruar e të shtresës së brishtë të mesme në Shqipëri.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
11
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
17
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
96
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Ambasadori i Izraelit: Kemi kapacitet për ta rrafshuar Gazën, por nuk do ta bëjmë këtë ngase duam paqe

Ambasadori i Izraelit: Kemi kapacitet për ta rrafshuar Gazën, por nuk do ta bëjmë këtë ngase duam paqe

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi