• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Berisha: Beogradi, po i sulmon pjesëtaret serb të FSK-së, më granata dore në oborre

03/11/2019 - 08:34:48
Berisha: Beogradi, po i sulmon pjesëtaret serb të FSK-së, më granata dore në oborre

Presioni i Beogradit kundrejt pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’u larguar nga aty po vazhdon ende. Disa prej tyre nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë presionit dhe janë larguar nga FSK-ja.

Ministri i në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka treguar se presionet janë nga më të ndryshmet deri te ato kur dy pjesëtarëve të këtij komunitetit u janë hedhur granata dore në oborret e tyre.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

“Ka interesim përkundër sfidave të shumta që vërtet i kanë dhe po ballafaqohen pothuajse në vazhdimësi. Ne kemi raste kur pjesëtarët e FSK-së sidomos komuniteti serb po ballafaqohen me një presion të jashtëzakonshëm, mua me vjen keq që disa pjesëtar të këtij komuniteti nuk kanë mundur t’i përballojnë këto presione dhe pa dëshirën e tyre janë detyruar që ta ndërprenë punën dhe të marrin vendimin për tu larguar nga FSK-ja.

Ka pasur ndalesa nëpër kufi, akte të tjera sidomos në Veri, kemi pasur dy pjesëtarë ku u janë kanë hedhur edhe granata të dorës në oborrin e familjes së tyre. Domethënë presionet janë prej më të ndryshmeve dhe unë vërtetë jam shumë mirënjohës dhe i përgëzoj pjesëtarët të cilët e kanë përballuar këtë presion dhe që kanë mbetur edhe më tutje që të jenë pjesë e FSK-së”, ka thënë Berisha.

Tani në radhët e FSK-së janë 54 pjesëtarë të komunitetit serb. Ky numër sipas ministrit mund të rritet pasi që FSK-ja është në faza të rekrutimeve të reja derisa nga 1 janari 2019, FSK-në e kanë lëshuar 18 serb.

Ministri në detyrë thotë se pas miratimit të ligjeve për FSK-në presioni është më i vogël se sa që ishte para miratimit.

“Deri më tani nga informacionet që i kam diku deri 70 janë larguar prej FSK-së, kërkesat kanë qenë shumë më të mëdha para vendimit por tani edhe me këtë rekrutimin ri është përmirësuar dukshëm çështja e komuniteteve, një problem i vogël është edhe kufizimet ligjore që është kriter mosha 18-23 vjeç e që ky kriter ka ndodhur me ligjet e reja ndërsa të interesat ka pasur shumë para ndryshimit të mandatit, kanë qenë diku 200 që kanë qenë të interesuar të jenë pjesë e FSK-së, por kriteri moshë dhe standardi është për të gjithë dhe nuk kemi pasur të drejtë ligjore që ta ndryshojmë atë kriter”, shton Berisha.

Berisha tha se me rekrutimin e fundit ka rritje 7 për qind të pjesëmarrjes së komuniteteve.
“Me këtë rekrutimin e fundit kemi rritje deri 7% tani i kemi të komuniteteve, nëse e vlerësojmë % e kemi pasur 10 %, 3 % ka pasur ndikime të ndryshme që i kanë pasur para ligjeve para tranzicionit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Por ne ende nuk kemi filluar me rekrutimin e ri që pritet të filloj prej janarit, rekrutimi i fundit ka qenë vetëm plotësimi i numrit deri në 2500 aktiv ndërsa nga viti tjetër ndërsa nga viti tjetër do të fillojmë me rekrutimin e ri që është i paraparë sipas planit të tranzicionit që parasheh rritjen e numrit mbi 2500 aktiv.

Interesimi është shumë i mirë dhe nëse e marrim në krahasim me shtetet e tjera ne jemi shumë përpara që dikush me apliku me qenë pjesë e strukturës, kjo llogaritet si një sfidë e jashtëzakonshme ndërsa tek ne interesimi është shumë ma i madh dhe morali dhe vullneti për të qenë pjesë e uniformës është jashtëzakonisht i madh”, thekson Berisha.

Ai tutje thotë se me rekrutimin e fundit është përmirëzuar edhe përqindja e barazisë.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
24
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
102
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Ky është moti për ditën e sotme

Befason moti sot, këto janë temperaturat

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi