• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Bekë Berisha: Abdixhiku e Krasniqi po e lënë shtetin në duar të ‘fmijaqave’

20/01/2024 - 19:18:03
Bekë Berisha: Abdixhiku e Krasniqi po e lënë shtetin në duar të ‘fmijaqave’

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Bekë Berisha ka drejtuar kritika në adresë të liderëve opozitarë, atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Berisha ka thënë se mungesa e lidershipit të tyre në krye të partive që drejtojnë dhe telashet që i kanë brenda strukturave, po i bënë favore Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23

Deputeti i AAK-së thotë se kryetari i LDK-së po i sheh disa ëndrra me ‘rrugën e re’, ndërsa sipas tij, sondazhet i ka në tavolinë se ku gjendet LDK-ja.

“Me Lumirin e me Memlin është problem opozita, kjo duket për shkak të telasheve që kanë brenda strukturave dhe edhe më keq është se në momentin më të keq për Kosovën këta kanë qëlluar liderë të partive të tyre, e me ta është problem me i dalë opozitë Albin Kurtit. Lumiri po i sheh disa ëndrra me ‘rrugën e re’ por, ai sondazhet i ka në tavolinë dhe e din se LDK-ja nuk janë në atë stadin ku ai po e paraqet. Edhe PDK-ja me Memlin që është shumë djalë i mirë, mirëpo për këtë situatë nuk ka mundësi të bëjë diçka me PDK-në”, thotë Berisha.

Berisha madje thotë se Abdixhiku e Krasniqi me veprimet ose mosveprimet e tyre po duan t’ia japin edhe një mandat Kurtit në krye të Qeverisë.

Duke folur në ‘RADIO 1’, deputeti i AAK-së ngre dyshime se PDK dhe LDK falë liderëve aktual ndoshta me marrëveshje po duan t’ia lënë edhe nja mandat Kurtit.

“Pra, këta thonë se kjo qeveri i ka bërë shumë të këqija Kosovës dhe po pajtohemi me këtë, mirëpo këta në mungesë të veprimit për front opozitar, po duan t’ia lënë kësaj Qeverie, këtij Albini edhe një mandat.Këta pra (Lumiri dhe Memli) nuk po a marrin vesh që për me e dërgu Albinin në shtëpi, duhet bashkim në front. Nuk e di tash mund të kenë edhe marrëveshje me qëndru veç për aq sa i duhen Albinit në mënyrë që me bashkëpunu në mandatin e ardhshëm. Këtu në këtë mes vetëm Ramushi mundet me bërë diçka”, tha Berisha.

Sa i përket akuzave të përgjithshme për qeverisjet e kaluara, Berisha kujton se partia e tij, për 25 vite të pasluftës, vetëm 2 vjet ishte në pushtet dhe adresimi për fajet e të kaluarës i takon LDK-së dhe PDK-së.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Për akuzat që kurrë nuk kanë çka me fol këta të opozitës e që ja bëjnë AAK-së e neve… Unë ju kujtoj çdoherë se Aleanca për krejt pasluftën ka qenë vetëm 2 vjet në pushtet. Krejt ato taksirate e të këqija që përmenden që ja kanë bërë Kosovës ata të kaluarit, Lumiri e Memli e dinë se janë ata, pra partitë e tyre, por ju pëlqen me akuzu edhe Aleancën dhe ne nuk na bëhet fort dert kjo se është e ditur sa kemi qeverisur ne. Është fatkeqësi që këta si opozitë nuk po mbushen mend dhe thash Kurti po e gëzon këtë realitet. Pra, Lumiri e Memli po e lënë shtetin me bo hajgare e po e lënë në duar të ‘fëmijaqave’”, ka deklaruar Berisha.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

U rrah brutalisht para disa ditësh, vdes në QKUK 18 vjeçari nga Podujeva

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi