• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

BE nuk është gati ta furnizoj Ukrainën me 1 milion predha

14/11/2023 - 11:14:48
Franca i del krah Ukrainës me armatim

Bashkimi Evropian nuk do të arrijë të përmbushë synimin për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha artilerie dhe raketa deri në mars të vitit të ardhshëm, tha të martën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Derisa ka mbërritur në takimin e ministrave të mbrojtjes së BE-së në Bruksel, ai gjithashtu kritikoi vendosjen e këtij synimi në mars të këtij viti në një afat prej 12 muajsh.

Lexo më shumë

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
13
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29

Këto komente paraqesin pranimin e parë publik nga një ministër i lartë në Bashkimin e Evropian se synimi nuk do të përmbushej, megjithëse rreth këtij synimi diplomatët dhe zyrtarët kanë shprehur skepticizëm privatisht për muaj të tërë.

Synimi ishte vendosur si përgjigje e nevojës urgjente dhe të vazhdueshme të Ukrainës për predha artilerie prej 155 milimetrash, të cilat janë bërë element kyç për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.

“Unë nuk i premtova 1 milion predha, dhe kjo ishte synim. Pyetja që do të duhej bërë ishte nëse 1 milion [predha] ishte synim realist”, u tha Pistorius gazetarëve.

“Kishte zëra që paralajmëronin: “Më mirë keni kujdes, është e lehtë të thuhet 1 milion, paratë janë në dispozicion, [por] prodhimi duhet të jetë atje”.

Sipas ministrit gjerman këto paralajmërime janë vërtetuar tani “fatkeqësisht”.

“Është e sigurt të supozohet se 1 milion predha nuk do të arrihen”, shtoi ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Synime ambicioze
Disa zyrtarë kanë thënë se industria evropiane nuk kishte kapacitete prodhuese për të përmbushur këtë synim.

Por, gjithashtu disa të tjerë kanë mbështetur vendosjen e një objektivi ambicioz që inkurajonte vendet të bënin porosi si dhe kompanitë të investonin në rritjen e kapaciteteve.

Ministrat e tjerë që mbërritën nuk e kundërshtuan ministrin gjerman.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se blloku kishte siguruar më shumë se 300.000 predha artilerie dhe raketa sipas pistës së parë të skemës, e cila përfshinte shtetet anëtare të BE-së që dërgonin nga rezervat e tyre.

Ai tha se tani fokusi ishte në elementin e dytë të skemës – vendet e BE-së porositin predha të reja nga industria nën një iniciativë të përbashkët prokurimi.

BE-ja po përpiqej të kishte një kuptim më të mirë se sa predha do të jepnin, tha ai.

“Është një bashkëveprim në mes të industrisë dhe vendeve anëtare. Puna është në proces”, u tha ai gazetarëve.

Agjencia Evropiane e Mbrojtjes e BE-së tha në fund të shtatorit se shtatë vende të BE-së kishin porositur municione sipas skemës derisa duke përmendur konfidencialitetin nuk dha vlerën ose vëllimin e porosive.

Borrell sugjeroi se një pjesë e problemit ishte se industria evropiane e mbrojtjes eksportonte rreth 40% të prodhimit të saj në vendet që janë jashtë BE-së.

“Ndoshta ajo që duhet të bëjmë është të përpiqemi ta zhvendosim këtë prodhim në prioritet, që janë ukrainasit”, tha ai.

Komisioneri i BE-së për industrinë, Thierry Breton, tha se kompanitë e armëve po bënin përparim në rritjen e prodhimit.

Ai tha se do të përmbushej një synim i veçantë për të rritur prodhimin evropian të predhave 155 milimetra deri në 1 milion në vit./REL

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
13
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Next Post
Ariu i sulmon egërsisht dy burra, plagë të rënda në kokë e krahë pas përleshjes (foto)

Ariu i sulmon egërsisht dy burra, plagë të rënda në kokë e krahë pas përleshjes (foto)

Më të fundit

  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
  • Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi