• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

BE do ta rrisë numrin e ushtarëve në Bosnje pas tensioneve në Republikën Serbska

09/03/2025 - 10:02:38
BE do ta rrisë numrin e ushtarëve në Bosnje pas tensioneve në Republikën Serbska

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se do të dërgojë trupa shtesë në misionin e vet paqeruajtës në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të rritjes së tensioneve mes qeverisë qendrore dhe liderëve të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska (RS).

Misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) tha të premten se “do ta rrisë përkohësisht” numrin e trupave paqeruajtëse në Bosnje, pa treguar saktësisht sa.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

“Kjo është masë proaktive që synon ta ndihmojë Bosnje e Hercegovinën në interes të të gjithë qytetarëve”, thuhet në komunikatën e EUFOR-it.

“Ditët në vijim, publiku mund të vërejë një prani të shtuar të EUFOR-it”, tha EUFOR-i, duke theksuar se kjo veprimtari “është drejtpërdrejt e lidhur me detyrën e saj për të mbështetur autoritetet e Bosnje e Hercegovinës në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”.

EUFOR-i ka rreth 1.500 trupa si pjesë e Batalionit Shumëkombësh me bazë në Sarajevë. Kjo forcë përfshin trupa nga Austria, Greqia, Hungaria, Italia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.

Ky njoftim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës më 7 mars për ta ndaluar zbatimin e ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Gjykata i shpalli jokushtetuese këto ligje, duke i pezulluar përkohësisht, ndërsa pritet t’i ndalojë ato përfundimisht pas një shqyrtimi të plotë.

Liderët në Sarajevë dhe mbështetësit perëndimorë të Bosnjës i kanë akuzuar liderët etnikë të RS-së se po synojnë ndarjen eventuale nga Bosnja, ndonëse këta të fundit i kanë mohuar akuzat.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Disa veprime të tjera të lidhura me këtë entitet kanë përshkallëzuar tensionet në muajt e fundit.

Gjykata e Bosnjës e dënoi Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës së presidentit për gjashtë vjet.

Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe i ka hedhur poshtë akuzat, është nën sanksione nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për veprimet që, sipas qeverive perëndimore, synojnë ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

Ndërkohë, BE-ja më 4 mars e dënoi miratimin e një ligji në stilin rus për “agjentët e huaj” nga Republika Sërpska, duke i akuzuar autoritetet e këtij entiteti se po minojnë “rendin kushtetues dhe ligjor të Bosnje e Hercegovinës”, sipas komenteve të dërguara për Radio Evropa e Lirë (REL).

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, e shtoi trysninë të shtunën ndaj Republikës Sërpska, duke i cilësuar veprimet e Dodikut si kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës.

“Qeveria jonë u bën thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese”, shkroi Rubio në rrjetin social X të shtunën herët.

Sistemi i qeverisjes në Bosnje e Hercegovinë – vend me rreth 3.1 milionë banorë – është ndër më të ndërlikuarit në botë.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Derisa Republika Sërpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas kushtetutës./REL/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
24
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
102
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Prishtina cakton lokacionin për shtatoren e Komandantit Adem Jasharit

Prishtina cakton lokacionin për shtatoren e Komandantit Adem Jasharit

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi