• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Babai i 18-vjeçares së vrarë tregon se nëna e Krivaqes ia mbyllte dosjet

08/09/2021 - 17:55:18
Dardan Krivaqa u lirua dy herë para se ta kryente dënimin, me vendime të drejtorëve të burgjeve

Babai i M.O 18 vjeçares që u vra në Ferizaj, ka thënë se nëna e Dardan Krivaqa ka punuar në polici dhe ia ka mbyllur dosjet të birit. Policia e Kosovës u është përgjigjur këtyre akuzave.

Vrasja e 18-vjeçares M. O ka tronditur të gjithë. E reja u vra mizorisht pas dy ditësh dhunë sistematike, fizike e psikike. Në paraburgim po qëndrojnë dy të dyshuarit e këtij krimi makabër, ish-partneri i saj Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Lexo më shumë

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
13
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29

Të dyshuarit ishin të njohur për policinë dhe prokurorinë edhe para vrasjes së vajzës, kjo për shkak të dosjeve të trasha që i kishin në polici.

Pak ditë pasi varrosi vajzën, babai i 18-vjeçares tha se Dardan Krivaqës i punonte nëna në polici dhe sipas tij, e njëjta ia mbyllte dosjet. Kështu u shpreh ai në një intervistë për Top Channel, kur u pyet nëse familja e dinte se partneri i vajzës kishte probleme me ligjin.

“Ne asgjë nuk kemi ditur, në policinë e Ferizajt 136 dosje edhe del prokurori thotë i kam veç 10, ku janë 126, policia i ka mbyll se mama e tij ka qenë në shërbim në polici”, është deklaruar ai.

Por, Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, ka thënë se nëna e Dardanit nuk ka qenë dhe nuk është punësuar në Polici.

“Sa i përket nënës së të dyshuarit Dardan Krivaqa, ajo as s’ka qenë, as nuk është e punësuar në Policinë e Kosovës”, tha Veseli.

Pas deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se Dardan Krivaqa ka 136 raste penale, Gjykata Themelore në Ferizaj, doli më një komunikatë për media në të cilën u tha se Krivaqa sipas regjistrit elektronik të lëndëve të Gjykatës, ka të evidentuara gjithsej dhjetë lëndë, prej tyre nëntë të përfunduara, “ndërsa vetëm një është i papërfunduar”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Arbër Sejdiu, i arrestuar bashkë me Dardan Krivaqën nën dyshimet për vrasjen e vajzës, ka thënë se e ndjera kishte bërtitur dhe para se t’i humbte ndjenjat, kishte vjellur. Deklaratën e tij, ditë më parë, e ka cituar edhe avokati i familjes së 18-vjeçares së ndjerë, Gazmend Rexhepi.

Avokati Rexhepi kishte pohuar se e ka parë deklaratën e Arbër Sejdiut dhe i njëjti ka thënë se vajzën e kanë çuar në spital pasi kur kanë hyrë në dhomë e kanë vërejtuar se ka pasur shumë të vjella.

“Deklaratën e kam pa, ai ka thënë se vajza është rreh në mënyrë sistematike pothuajse gati çdo ditë…Deklarimi i tij është që dy ditët e fundit M.O ka përjetuar dhunë fizike. Arbri ka qenë në dhomën tjetër ku ka nejt M., dmth partneri i saj Dardan Krivaqa, dy ditët e fundit standard i ka shkaktu dhunë fizike dhe psikike. Ka pas shumë piskama, qysh e ka citu ai, nga ana e M. dhe dhunë fizike. Thotë kur kemi hy në dhomë ka pas vjellje dhe në atë moment e kemi marrë e kemi çu në spital”, ishte shprehur Rexhepi.

Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj, pas tragjedisë deklaroi se në rastin e 18-vjeçares kemi të bëjmë me politraumë.

Familja nuk e ka pranuar akoma raportin e autopsisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
13
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Next Post
Kë po e puthë në buzë Big Mama (foto)

Kë po e puthë në buzë Big Mama (foto)

Më të fundit

  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
  • Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi