• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Avdullah Hoti: Me VV-në merremi vesh në ditët në vijim

10/12/2019 - 14:20:44
Hoti: PAN-i, e përkeqësoi gjendjen ekonomike, papunësia është rritur ( video statistika)
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se marrëveshja finale me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje do të ndodhë në ditën në vijim dhe se nuk ka asnjë arsye për të dështuar.
Në një intervistë për EO, Hoti thotë se vullneti i LDK-së është që të arrihet një marrëveshje me VV-në, ndërsa kërkoi nga këta të fundit të përmbahen në deklarata.

“Unë pres që të përmbyllen bisedimet edhe mandej të dy liderët të prononcohen në detaje, besoj se kemi qenë mjaftë transparentë deri më tani për mënyrën e zhvillimit të bisedave për marrëveshjen e koalicionit, dhe besoj që është një standardë i ri, tash jemi në fazën kur jemi duke negociuar për ndarjen e përgjegjësive. Nuk mund të them asgjë me tepër se kaq deri sa nuk përmbyllen të gjitha çështjet”, thotë ai.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23

“Dy takime kanë ndodhur në nivel të liderëve, besoj që në takimin e tretë, katërt për disa ditë mund të përafrohen këto qëndrime. Pra, nuk ka asgjë të panatyrshme, po zhvillohen negociata, janë zhvilluar negociata për program për tri javë rresht në tri javë rresht në gjashtë takime të grupeve punuese të dy partive, tash diskutimet kanë kaluar në nivel të liderëve politik pasi janë dakorduar për të gjitha çështjet programore dhe tash duhet të darkodohemi si ti ndajmë përgjegjësitë brenda institucioneve, pritjet janë pozitive unë pres që të përmbyllet kjo çështje sa më parë”, thotë ai.

Hoti thotë se të dyja partitë duhet të jenë të kujdesshme në deklarata teksa kërkon të kihet respekt për njëri-tjetrin, pasi që edhe si opozitë kanë funksionuar mirë dhe se një bashkëpunim mund të jetë i mundshëm edhe në qeveri.

“Janë deklarime të zyrtarëve të caktuar të VV-së, të cilat unë nuk dëshiroj të komentoj. Unë besoj se duhet të kemi respekt për njëri-tjetrin dhe t’i lëmë dy liderët që në takimin e tyre t’i përafrojnë qëndrimet edhe të vijnë tek një marrëveshje që është e pranueshme për të dyja palët. Ajo që është më rëndësi është që janë dy parti politike, që deri dje kanë qenë në opozitë kemi vendosur një standard të mirë të bashkëpunimit sa ishim në opozitë, është ndërtuar një relacion i besimit reciprok, i cili tash po na shërben në arritjen e marrëveshjes dhe të gjitha këto negociata që janë bërë deri më tani, unë besoj që janë bërë edhe mbi bazën e një besimi reciprok që kemi krijuar deri më tani”, thotë ai.

“Me rëndësi është që zyrtarët e caktuar të VV-së mos të nguten me asnjë deklarim, ndërkohë që ne po bisedojmë për këto çështje. Nuk besoj se ka arsye që të dështojë arritja marrëveshjes, së paku nuk do të dështojë nga ana jonë, kemi treguar vullnet ende pa u certifikuar rezultatet për t’u përafruar si dy parti politike, pres që në ditët e ardhshme të përmbyllet i gjithë kjo marrëveshje”, tha ai.
Ai thotë se tani presin nga presidenti të thërras seancën për konstituimin e Kuvendit dhe më pas edhe të merren vesh me VV-në.

“Me të drejtë besoj se ka interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve, medie e gjithë të tjerëve me këto negociata që po bëhen mes dy partnerëve, por gjithashtu them se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, të panatyrshme në këto bisedime. Zgjedhjet janë certifikuar që para disa ditësh, tash ka filluar regjistrimi i deputetëve në Kuvend, pres që Presidenti së shpejti të thërras seancën e parë inauguruese dhe deri atëherë besoj se do t’i përafrojmë qëndrimet tona”, thotë ai.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Dëshmitari: “E kom shitë lopën e viçin për m’i bo 1050 euro për vizë, e në fund s’e mora”

Dëshmitari: “E kom shitë lopën e viçin për m’i bo 1050 euro për vizë, e në fund s’e mora”

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi