• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Arsim Bajrami: PDK-ja gaboi kur bojkotoi zgjedhjen e presidentit

08/04/2021 - 14:44:19
Arsim Bajrami: PDK-ja gaboi kur bojkotoi zgjedhjen e presidentit

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një prej themeluesve të kësaj partie, Arsim Bajrami e konsideron të gabuar vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të vendit. Sipas tij, me këtë është treguar papjekuri politike. Njësoj gabim, sipas Bajramit, ka qenë edhe votimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 në kohën e pandemisë. Për zhvillimet aktuale rreth formimit të institucioneve dhe opozitën në Kuvend, profesori i të Drejtës Kushtetuese flet në një intervistë për KosovaPress.

Lexo më shumë

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
29
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11

Anëtarësi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Arsim Bajrami vlerëson se është jashtëzakonisht me rëndësi që në Kosovë ka ndodhur një tranzicion paqësor i pushtetit duke u kompletuar kështu formimi i institucioneve.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ku përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesa tjetër e opozitës nuk mori pjesë në votim, Bajrami vlerëson se është qasje e gabuar, sidomos nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Çdo kund në pluralizëm ka taktika politike, si një nga themeluesit e Partisë Demokratike, nënkryetar për 17 vite e quaj të gabuar logjikën e PDK-së për të mos marrë pjesë në seancën ku themelohen institucionet. Nuk është kjo esenca e PDK-së, nuk është kjo origjina dhe filozofia që ne e kemi ndërtuar. Partia Demokratike është parti institucionaliste, shtetformuese dhe nuk duhet të bojkotoje asnjë seancë ku zgjidhen institucionet shtetërore, ajo mund të votojë kundër, mund të abstenojë por asesi të bojkotojë themelimin e institucioneve shtetërore për të cilat PDK ka dhënë kontribut dhe është partia kryesore shtetformuese”, thotë Bajrami.

Gabime me politika adoleshente i konsideron Bajrami veprimet për braktisje të seancave të Kuvendit në të cilat vendoset për kryetarin e shtetit.

“Ky shtet është krijuar nga PDK dhe LDK, por kryesisht nga PDK, në momentin kur PDK i ka fituar zgjedhjet e vitit 2007 ne kemi përgatitu deklaratën e pavarësisë ne kemi shkruar Kushtetutën dhe neve nuk na lejohen gabime të braktisim seancat me politika adoleshente dhe të tregojmë papjekuri politike dhe të zbehim karakterin tonë shtetëror”, thotë Bajrami.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas Bajramit, PDK ka gabuar edhe një vit më parë kur e ka përkrahur rrëzimin e qeverisë në kohën e pandemisë.

“U kam sugjeruar miqve të mi edhe në kohë pandemie që mos të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohë pandemie (mars 2020), në kohë të një krize kombëtare, të abstenojnë dhe të tregojnë lidership dhe ta lënë këtë si një problem, konflikt të brendshëm, në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes dhe nuk më kanë dëgjuar, kanë gabuar dhe e kanë pranuar se kanë gabuar”, thotë Bajrami.

Megjithatë, Bajrami thotë se PDK do të duhej të kalonte këto gabime dhe të angazhohej për një opozitë të fortë për çka tha se të njëjtit kanë përvojë.

Bajrami nuk sheh opozitë të bashkuar PDK-LDK.

“Është mirë që kjo opozitë të jetë shumë aktive, nuk po flas për një opozitë të bashkuar sepse unë sa i njoh këto dy parti (PDK-LDK) në opozitë nuk mund të bashkohen sepse kanë probleme, por besoj fuqishëm që Partia Demokratike do të konsolidohet si opozitë dhe do ta rikthejë përvojën e kabinetit të qeverisjes së mirë të viteve 2005-2007, kur përmes kabinetit të qeverisjes së mirë ka arritur që të ndërtoje politika alternative dhe të fitojë besimin e popullit dhe të fitojë zgjedhjet”, shton Bajrami.

Arsim Bajrami, deputet ne pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës dhe dy herë ministër, e sheh pozitive një qeveri me shumicën në Kuvend meqë siç thotë ai, ndërpritet praktika e shpeshtë e rrëzimit të qeverive me mocione mosbesimi.

Ai shton se qeveria e zgjedhur, në krye me Albin Kurtin duhet të tregohet e përgjegjshme dhe, siç thotë ai, të largojë arrogancën politike, e pushtetin ta kuptojë si besim duke u transformuar në shërbim të qytetarëve.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
29
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Next Post
E ofendoi presidenten: UP-ja e “dënon”Ardian Kastratit e PDK-së

E ofendoi presidenten: UP-ja e "dënon"Ardian Kastratit e PDK-së

Më të fundit

  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi