• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Armand Duka, krenar për organizimin e Europianit U-21 bashkë me Serbinë

28/09/2024 - 17:43:02
Armand Duka, krenar për organizimin e Europianit U-21 bashkë me Serbinë

I pari i FSHF-së foli edhe për organizimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutit të UEFA në Tiranë, si dhe komentoi edhe kandidimin për UEFA Euro U21 2027 së bashku me Federatën Serbe të Futbollit.

Ai theksoi se ky event sjell shumë të mira për vendin tonë dhe që të gjithë duhet të mos gjykojnë emocionalisht, pasi është vetëm një garë sportive.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21

Në fund, Presidenti Duka tha se pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian ishte edhe momenti më emocionues i këtij viti futbollistik.

“Ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 në Shqipëri për vitin 2027, si fillim vetëm, më pas kemi bashkuar konkurrimin tonë bashkë me Serbinë. Në fakt nga dita që kemi aplikuar e deri më sot është bërë shumë punë, janë përgatitur shumë dokumente për të përgatitur dosjen për të qenë pjesë e kësaj gare.

Me këtë rast falënderoj të gjithë ata që kanë punuar për t’i përgatitur, pasi është një volum shumë i madh, që nuk përfshin vetëm Federatën e Futbollit, por edhe qeverinë shqiptare, bashkitë, përfshin gjithë infrastrukturën që duhet, hotelerinë, aeroportin që është shumë i rëndësishëm. Mendoj se kemi përgatitur dokumentacionin e duhur për të qenë organizatorë të kësaj gare, që për mua e çdokënd ka vetëm benefite sportive për Shqipërinë. I pari benefit sportiv është që Shqipëria merr pjesë në ato finale pa kualifikuese.

Është një shans që deri më sot nuk ka ndodhur që U21-shi jonë të jetë në një Kampionat Europian, gjë që do t’i ndihmonte futbollistët tanë dhe ekipet shqiptare në përgjithësi.

Ndihmon ndryshimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Ndihmon edhe kampionati i 17-vjeçarëve në 2025-ën, sepse për ta bërë atë ne toerikisht kemi aplikuar që do të bëjmë kaq fusha, kaq stadiume etj, etj. Tani ne do t’i bëjmë, pasi nëse nuk i bëjmë nuk realizohet kampionati. Pra përfiton infrastruktura akoma më shumë në 2027-ën me U-21.

Në fund të fundit ne do të luajmë në Shqipëri dhe Serbia në Serbi, por bashkëkandidimi është një faktor i rëndësishëm. Ne vetëm nuk kemi mundësi ta organizojmë. Gjithsesi kjo edhe ka ngjallur diskutime, ka edhe në një lloj mënyre kundërshtime. Unë mendoj që nuk duhet të gjykojmë emocionalisht, duhet të gjykojmë akoma më shumë. Padyshim nuk kam një pozicion kritik për ata që gjykojnë emocionalisht, por i ftoj që të gjykojmë ndryshe.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Pa harruar të shkuarën ne duhet të ndërtojmë të ardhmen dhe kush më mirë se futbolli mund t’i japë këto mesazhe bashkëpunimi, solidariteti. Në fund të fundit ne nuk kemi vetëm një bashkëpunim me Serbinë, atë përmes futbollit, kemi edhe bashkëpunime në fusha të tjera, bashkëpunime politike, tregtare, pavarësisht se jemi kritik në shumë gjëra. Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen pa e harruar të shkuarën.

Vërtetë mbase periudha nuk është shumë e gjatë nga ajo çfarë ka ndodhur mes popullit tonë dhe atij serb, apo ushtarëve serb dhe popullit tonë. Ka shumë historira të tjera popujsh ashtu sikurse ne. Futbolli ka ndikuar aq sa mund të ndikojë pozitivisht. Në fund të fundit ne do të bëjmë një kampionat sportiv, ky është një aktivitet sportiv. Në këndvështrimin tonë, qëllimi jonë është thjesht benefite sportive. Ne do të luajmë në Shqipëri, grupi tjetër në Serbi”, tha Duka.

Kujtojmë se ky kampionat ka bërë zhurmë të madhë në mbarë opinion sportiv si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
23
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
102
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Shpërthimin në Zveçan, në afërsi të një pompe derivatësh

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi