• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Alarmohen SHBA dhe Zvicra – gripi i ka vrarë mijëra njerëz

31/01/2020 - 12:54:41
Alarmohen SHBA dhe Zvicra – gripi i  ka vrarë mijëra njerëz

Koronavirusi që ka prekur mijëra njerëz në botë – dhe të paktën pesë njerëz në SHBA – është duke frymëzuar vendet që të mbyllin kufijtë e tyre dhe amerikanët të blejnë maska kirurgjikale më shpejt sesa shitësit e mëdhenj mund t’i prodhojnë ato.

Por, siç shkruan CNN, eshtë një virus tjetër që ka infektuar 15 milionë amerikanë në të gjithë vendin dhe ka vrarë më shumë se 8.200 njerëz vetëm këtë sezon.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
5
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
17

Nuk është një pandemi e re – është gripi.

Një shqetësim rreth këtij virusi kanë ngritur edhe mediat zvicerane.

Sipas blick.ch, për javë të tëra, një virus tjetër potencialisht vdekjeprurës ka qenë i shfrenuar në Zvicër, praktikisht nën hijen e coronavirusit: virusi i gripit.

Po sipas këtij mediumi, qindra njerëz vdesin prej tij çdo vit në Zvicër dhe mijëra duhet të shkojnë në spital për trajtim.

Rreziku është rritur veçanërisht tek gratë shtatzëna, foshnjat e lindur para kohe, njerëzit me sëmundje të caktuara kronike dhe të moshuarit.

Po sipas shkrimit të CNN, sezoni i gripit 2019-2020 parashikohet të jetë një nga më të këqijat në një dekadë, sipas Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Të paktën 140,000 njerëz janë shtruar në spital me komplikime nga gripi, dhe ky numër parashikohet të rritet pasi që aktivitetet e gripit ndryshojnë.

Gripi është një konstante në jetën e amerikanëve.

Por është nënvlerësimi që i bëhet, gjëja më e rrezikshme, vlerëson Dr. Margot Savoy, kryetare e Mjekësisë Familjare dhe Komunitare në Shkollën e Mjekësisë Lewis Katz të Universitetit Temple.

“Ne priremi të mendojmë se gjithçka është ‘thjesht një ftohje e keqe’”, thotë ajo. “Ne e nënvlerësojmë sesa realisht është gripi vdekjeprurës”.

“Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve parashikojnë të paktën 12,000 njerëz të vdesin nga gripi në SH.B.A. çdo vit. Në sezonin 2017-2018 të gripit, vdiqën 61,000 njerëz, dhe 45 milion u sëmurën”, ka thënë ajo.

Ndryshe, po sipas shkrimit të CNN, në sezonin 2019-2020 deri më tani, 15 milionë njerëz në SHBA janë prekur nga gripi dhe 8.200 njerëz kanë vdekur prej tij, përfshirë të paktën 54 fëmijë.

Dhe ekspertët thonë se gripi bëhet i rrezikshëm kur shfaqen infeksione dytësore, rezultat i një sistemi imunitar tashmë të dobësuar.
Njerëzit me sëmundje kronike janë gjithashtu në një rrezik të shtuar për komplikime të gripit.

Këto komplikime përfshijnë pneumoni, inflamacion në zemër dhe tru dhe dështim të organeve – e cila, në disa raste, mund të jetë fatale.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
5
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
17
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
20
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
97
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Next Post
Pse e përshëndeti Ramush Haradinaj marrëveshjen që e eliminon taksën ndaj Serbisë

VV: Haradinaj, bën shkelje të rëndë të ligjit

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi