Në një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sonte, rreth orës 22:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmirët e Kombit” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.














