• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

AAK e vendosur: Taksës nuk largohet dhe autostrada Dukagjinit do të punohet

11/02/2020 - 17:17:30
AAK e vendosur: Taksës nuk largohet dhe autostrada Dukagjinit do të punohet

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka diskutuar sot hapat e mëtutjeshëm pas paralajmërimeve nga kreu i ekzekutivit për heqjen e taksës për produktet që vijnë nga Serbia dhe pas paralajmërimit për anulimin e projekteve kapitale, autostradën e Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.

Kryesia e AAK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme u shpreh e vendosur se do t’i përdorë të gjitha metodat demokratike e faktike për të mos e lejuar heqjen e taksës dhe anulimin e projektit të autostradës së Dukagjinit.

Lexo më shumë

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
23
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11

Me këtë rast është bërë e ditur se AAK ka mbledhur nënshkrimet e partisë së vet për kundërshtimin e këtyre dy vendimeve dhe se do të bisedojnë me partnerët opozitarë e pastaj të thirret një seancë e jashtëzakonshme.

Gazmend Abrashi, deputet i AAK-së, u shpreh i bindur se partia që ai përfaqëson do të argumentojë pse taksa duhet të mbetet në fuqi dhe pse autorruga e Dukagjinit duhet të vazhdojë.

“Ne mendojmë se kemi shumë argumente për të besuar edhe do të gjejmë metoda publikisht, edhe nëpërmes organizmit me komunitetin e biznesit, me komunitetin e prodhuesve por edhe në Parlamentin e Kosovës, me dhënë argumente të sakta pse taksa duhet të vazhdojë të qëndrojë edhe pse auto rruga e Dukagjinit duhet të vazhdojë të implementohet ashtu siç është paraparë projekti. Ne jemi ata të cilët do të protestojmë fuqishëm me gjuhën e argumenteve që taksa duhet të qëndrojë dhe mendojmë se taksa është i vetmi instrument që e mban të sensibilizuar çështjen e Kosovës, çështje kjo e cila mbas 20 vjetëve për herë të parë është kthyer seriozisht në tavolinën e bisedimeve me dy akterët kryesorë me Amerikën dhe Gjermanin”, u shpreh Abrashi, raporton Ksp.

Sa i përket paralajmërimit për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Abrashi tha se Kosova nuk ka instrumente politike për zbatimin e reciprocitetit, pasi shumica e marrëveshjeve të Brukselit nuk janë aplikuar.

“Kosova prej pozicionit të vet politik që e ka sot nuk ka instrumente politike për të aplikuar parimin e reciprocitetit, pasi kjo nënkupton që marrëveshjet që i kemi nënshkruar në Bruksel prej vitit 2011 e më tutje janë më se 46 marrëveshje, diku 80 për qind e tyre nuk janë aplikuar e ne nuk kemi pasur asnjë instrument që të shtyjmë Serbinë të aplikojë atë që jemi marrë vesh, andaj mendoj që taksa ka qenë ajo që e ka sensibilizuar më së shumti çështjen e Kosovës dhe vetë fakti që në tavolinë të bisedimeve ka ardhur Amerika me ambasadorin Grenell dhe me Merkel tregon që çështja e Kosovës kemi gjasa të mëdha të besojmë që në vitin 2020 do të zgjidhet”, u shpreh Abrashi.

Ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tha se si grup parlamentar do ta kundërshtojnë fuqishëm heqjen e taksës dhe anulimin e projektit të autostradës së Dukagjinit. Ai i bëri thirrje Kurtit t’i vazhdojë projektet për të mirën e qytetarëve, në të kundërtën paralajmëron protesta.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Sa i përket taksës dhe autostradave ne si grup parlamentarë me të drejtë e tha që ne do të kundërshtojmë fuqishëm dhe nuk është e vërtetë që nuk janë ndjekur procedurat sipas ligjit të prokurimit publik, të gjitha procedurat janë ndjekur 8 segmente të Anamoravës, autostradës janë duke punuar dhe ka mbetur segmenti dy deri te Dheu i Bardhë që mendoj se do të kryhet, nuk ndryshon bota me ardhjen e një ministri apo qeverie, dhe unë mendoj dhe i lutem gjithë qeverisë Kurti, gjithë ministrave që institucionet do të funksionojnë me ne apo me ta, dhe projektet duhet të mbështetën se shkojnë në të mirën e qytetarëve. Sa i përket taksës Aleanca është e vendosur që të shfrytëzoj të gjitha metodat demokratike por në asnjë moment nuk i përjashtojmë edhe protestat dhe veprimet tjera, sepse Kosova gabon shumë rënd nëse e heq edhe taksën”, u shpreh Lekaj.

Deputetja Albena Reshitaj tha se AAK ka pasur dhe do të ketë gjithmonë guxim atdhetar dhe intelektual për të qëndruar stoikisht çdo presioni nga kushdo qoftë kur është në pyetje e ardhmja e Kosovës.

“AAK ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë guxim atdhetar dhe intelektual për të qëndruar stoikisht çdo presioni nga kushdo qoftë kur është në pyetje e ardhmja dhe proceset pozitive të Kosovës. E gjithë kjo nguti dhe vështirësi që po krijohet te qytetarët e vendit apo ambivalent për rëndësinë e një takse, një vendimi që kemi marrë në qeverinë e kaluar dhe vendosjen e një reciprociteti më shumë mendoj që po krijohet nga vetë politika kosovare se sa nga presionet e jashtme, ne duhet të jemi të gjitha parti politike kur është në pyetje e ardhmja e vendit dhe sa më stoik në vendim edhe presionet do të jenë më të logjikshme dhe do të ketë mundësi të pritjes”, tha Reshitaj.

Share35TweetSendShareSend

Related Posts

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
23
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Next Post
Vdes tragjikisht kosovari në Itali

Vdes tragjikisht kosovari në Itali

Më të fundit

  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi