Telegramisot, e sjellë aktygjikmin e vitit 1997 të GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË. Kolegji ishte në përbërje nga gjyqtari Dragolub Zdravkoviq, si kryetar i kolegjit, gjyqtarit Sadik Topalli dhe gjyqtarëve porotë: Radulle Perunoviq, Borisllav Gjuroviq dhe Velimir Jovanoviq.
Në këtë vendim politik u dënuan 18 shqiptarë për shkak të “veprave penale nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 139 al. 2 lidhur me al. l të LPJ, lidhur me nenin 136 al. l dhe 2 të LPJ”, siq thuhej në ligjet e Serbisë/Jugosllavisë së kohës.
Shqiptarët u dënuan sepse kishin “formuar grupin terrorist armiqësor të quajtur “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” e cila ka vepruar në territorin e Kosovë e Metohisë”, kjo sipas vendimit të Gjykës satë Qarkut në Prishtinë në vitin 1997.
Avokatët mbrojtë ishin:1. Adem Bajri2. Anton Nuleshi3. Aziz Rexha4. Bajram Kelmendi5. Bajram Krasniqi6. Bajram Maraj7. Çedomir Nikolliq8. Destan Rukiqi9. Fazli Balaj10. Hasan Hoti11. Haxhi Millaku12. Hazer Susuri13. Ibrahim Dobruna14. Mejdi Dehari15. Metush Sadiku16. Nike Lumezi17. Reshat Millaku18. Vukosav Stankoviq19. Xhafer Maliqi20. Zhivojin JokanoviqJu pëlqen!
LEXONI AKTGJYKIMIN
GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË, në kolegjin e përbërë nga gjyqtari Dragolub Zdravkoviq, si kryetar i kolegjit, gjyqtarit Sadik Topalli dhe gjyqtarëve porote: Radulle Perunoviq, Borisllav Gjuroviq dhe Velimir Jovanoviq, si anëtarë të të akuzuarëve: Nait Hasani, Agron Tolaj, Arif Vokshi, Hasan Zeneli, Qerim Kelmendi, Alban Neziri, Agim Makolli, Hamzë Pangjaj, Asllan Selimi, Eqrem Kastrati, Isak Shabani, Bislim Zogaj, Ilir Gashi, Ali Gjuliqi, Demir Limaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj, Hajdin Rama dhe Nezir Zogaj, të cilët i akuzon PPQ në Prishtinë sipas aktakuzes PP. nr. 25/97. nga Dt. 25.07.1997, për shkak të veprave penale nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 139 al. 2 lidhur me al. l të LPJ, lidhur me nenin 136 al. l dhe 2 të LPJ, pas mbajtjes së seances kryesore publike verbale në prezencën e të akuzuarëve mbrojtësve të tyre av. Fazli Balaj, Metush Sadiku, Xhafer Maliqi, Destan Rukiqi, Nike Lumezi, Çedomir Nikolliq, Bajram Krasniqi, Mejdi Dehari, Ibrahim Dobruna, Bajram Kelmendi, Adem Bajri, Haki Lecaj, Reshat Millaku, Aziz Rexha, Haxhi Millaku, Bajram Maraj, Ramë Gashi, Hasan Hoti, Hazer Susuri, Zhivojin Jokanoviq, Anton Nuleshi dhe Vukosav Stankoviq dhe përfaqesuesit të aktakuzes Miodrag Surla, me Dt. 16.XII.1997, muarr dhe publikisht shpalli këtë:
AKTGJYKIM
I akuzuari NAIT HASANI, i lindur me 15.01.1965, në fshatin RandObrave KK Prizren, ku edhe banon, i biri i Xhemajlit dhe nënës Fahrije e lindur Hoti, shqiptar, shtetas i RFJ, dinë shkrim e lexim, ka të kryer fakulltetin filologjik, sherbimin ushtarak të pa rregulluar, i pa martuar, më parë i gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 25.02.1997, e tutje.
I akuzuari AGRON TOLAJ, i lindur me 28.01.1970, në fshatin Pobrexhë, Komuna e Deqanit, ku edhe jeton, i biri I Aliut dhe nënës Nepe e lindur Gashi, shqiptarë, shtetas i RFJ, ka të kryer shkollen e mesme teknike, i pa martuar, shërbimin ushatark të rregulluar në vitin 1991, në Cupri mbahet në EU-KK-Deqan, më parë i gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 30.01.1997.
I akuzuari ARIF VOKSHI, i lindur me 1.03.1965 në fshatin Poberxh, komuna e Deqanit, ku edhe jeton, i biri i Brahimit dhe nënës Hatmane, e lindur Rexhaj, shqiptar, shtetas i RFJ, ka të kryer Gjimnazin, me profesion bujk, i martuar – baba i 2 fëmijve, shërbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1986 në Plevije, mbahet në EU-KK-Deqan, më parë i pa gjykuar, në paraburigm gjendet nga Dt. 1.02.1997.
I akuzuari HASAN ZENELI, i lindur me 30.03.1964 në fshatin Ballaban, Komuna e Prishtinës, ku edhe jeton, i biri I Selimit dhe nënës Rahime, e lindur Rremoku, shqiptar, shtetas I RFJ, ka të kryer shkollen fillore, me profesion bujk, i martuar – baba i shtatë fëmijve, shërbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1990 në Knin, mbahet në EU-KK-Prishtinë, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 30.04.1997.
I akuzuari QERIM KELMENDI, i lindur më 21.XII.1966, në fshatin Llabjan, Komuna e Pejës, ku edhe jeton, i biri iHaxhiut dhe nënës Nurije, e lindur Lajqi, shqiptar, shtetas i RFJ, i pa martuar, ka të kryer shkollën e mesme, me profesion bujk, gjendet në arrati.
I akuzuari AGIM MAKOLLI, i lindur më 8.08.1962 në Prishtinë, ku edhe jeton, rruga “Jug Bogdani”nr. 92, i biri i Hasanit dhe nënësMarije, e lindur Shpehar, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar – baba i 2 fëmijve, ka të kryer shkollën e mesme të hotelijerisë, me profesion kamarier, shërbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1982 në Vershavc, mbahet në EU-KK-Prishtnë, më parë i pa gjykuar, në para-burgim gjendet nga Dt. 1.05.1997.
I akuzuari HAMZË PANXHAJ, i lindur më 3.08.1976, në fshtin Pobergjë, Komuna e Deçanit, ku edhe jeton, i biri i Ganiut dhe i nënës Ajmone, e lindur Berisha, shqiptar, shtetas i RFJ, ka të kryer shkollën fillore, i pa martuar, shërbimin ushtarak të pa rregulluar, gjendet në arrati.
I akuzuari ASLLAN SELIMI, i lindur më 3.06.1966, në fshatin Aqarevë, Komuna e Klinës, ku edhe jeton, i biri i Destanit dhe nënës Sofije, e lindur Krasniqi, shqiptar, shtetas i RFJ, i pa martuar, ka të kryer shkollën e mesme teknike, shërbimin ushatarak të rregulluar në vitin 1986 në Zagreb, mbahet në EU – KK – Serbicë, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 31.01.1997.
I akuzuari EQREM KASTRATI, i lindur më 1.XI.1970, në fshatin Turjakë, Komuna e Rahovecit, ku edhe jeton, i biri i Qazimit dhe nënës Halime, e lindur Krasniqi, Shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar – baba i një fëmiju, ka të kryer shkollën e mesme, me profesion bujk, shërbimin ushtarak të rregulluar, në vitin 1989, në Zarë, mbahet në EU-KK-Rahovec, në paraburgim gjendet nga Dt. 2.02.1997.
I akuzuari ISAK SHABANI, i lindurmë 16.03.1964, në Prishtinë, ku edhe jeton rruga “Romania”, nr. 55i biri i Rizes dhe nënës Xhemile, e lindur Sylejmani, shqiptar shtetas i RFJ, i martuar, ka të kryer shkollën e mesme të mjekësisë, me profesion kontabilist, sherbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1984 në Sllun, mbahet në EU-KK-Podujevë, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 8.02.1997.
Iakuzuari BISLIM ZOGAJ, i lindur më 27.04.1965 në fshatin Terpezë, Komuna e Gllogovcit, jeton në fshatin Komoran, i biri i Elezit dhe nënës Shahe, e lindur Shala, shqiptar shtetas i RFJ, i martuar- baba i tre fëmijve, ka të kryer shkollen e mesme të mjekësisë, sherbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1987, në Mitrovicen e Sremit mbahet në EU-KK-Gllogovc, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga data 1.02.1997.
I akuzuari ALI GJULIQI, i lindur më 18.XI.1973, në fshatin Moravi, Komuna e Rahovecit, ku edhe jeton, i biri i Rexhepit dhe nënës Vahide, e lindur Morina, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar, baba i një fëmiu, ka të kryer shkollen e mesme ekonomike, sherbimin ushtarak të pa rregulluar, mbahet në EU-KK-Rahovec, i pa gjykuar në paraburgim gjendet nga data 1.02.1997.
I akuzuari DEMIR LIMAJ, i lindur më 14.X.1973, në fshatin Balaj, Komuna e Suharekës, ku edhe jeton, i biri i Kadriut dhe nënës Mejreme, e lindur Sertoli, shqiptar shtetas i RFJ, i pa martuar, ka të kryer shkollen e mesme ekonomike, sherbimin ushtarak të pa rregulluar, mbahet në EU-KK-Suharekë i pa gjykuar në paraburgim gjendet nga data 1.02.1997.
I akuzuari AGIM HULAJ, i lindur më 23.01.1960 në fshatin Hulaj, Komuna e Deçanit, ku edhe jeton i biri i Dautit dhe nënës Havë e lindur Hasaj, shqiptar, shtetas i RFJ i martuar – baba i katërë femijve, ka të kryer Fakulltetin e pylltarisë, sherbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1988 në Zagreb, mbahet në EU-KK-Deçan, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 30.01.1997.
I akuzuari SELIM LOKAJ, i lindur më 10.07.1948 në fshatin Poberxhë, Komuna e Deçanit, ku edhe jeton i biri i Deliut dhe nënës Ajshe e lindur Loshaj, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar – baba i pesë fëmijve, ka të kryer Fakulltetin fillozofik, sherbimin ushtarak të rregulluar nëvitin 1976 në Shkofijaloka, mbahet në EU-KK-Deçan, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 1.02.1997.
I akuzuari HAJDIN RAMA, i lindur më 5.04.1938 në fshatin Sankovc, Komuna e Gllogovcit, ku edhe jeton i biri i Ibrahimit dhe nënës Naile e lindur Gjotaj, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar, baba i një fëmiju, ka të kryer katër klasë të shkollës fillore, me profesion bujk, sherbimin ushtarak të pa rregulluar, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 7.02.1997.
I akuzuari NEZIR ZOGAJ, i lindur më 25.03.1933, në fshatin Divjakë, Komuna e Lipjanit, ku edhe jeton i biri i Selimit dhe nënës Habibe, e lindur Berisha, shqiptar shtetas i RFJ, i martuar – baba i shtatë fëmijve, ka të kryer shkollën fillore, me profesion punëtor, sherbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1955, në Cupri, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet ngaDt. 12.02.1997.
JANË FAJTORË
Të akuzuarit: Nait Hasani, Agron Tolaj, Hasan Zeneli, Agim Makolli, Asllan Selimi, Eqrem Kastrati, Isak Shabani, Ali Gjuliqi, Demir Limaj dhe Hajdin Rama.
Sepse nga gjysma e vitit 1992 e deri në fillim të vitit 1997 kanë formuar grupin terrorist armiqësor të quajtur “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”e cila ka vepruar në territorin e Kosovë dhe Metohisë, janë anëtarësuar në të njejtin dhe në kuadrin e këtij grupi kanë planifikuar dhe kanë ndermarrë akte të organizuara dhe koordinuara të dhunes të impresionuara me motive politike dhe të drejtuara në drejtim të rrezikimit të rregullimit kushtetues dhe sigurimit të RFJ, me çëllim të fundit që territori i Kosovës dhe Metohisë si dhe territoret tjera të banuara me pakicen e nocionalitetit Shqiptar t’i shkëputin nga RFJ dhe të formojn shtetin e veqantë, kanë filluar armatimin dhe për këtë qëllim kanë siguruar sasi të madhe armesh: pushkë automatike, pushkë me snajpere, revolvera, municion, bomba dore, paisje të ndryshme eksplozive, mina të trombllonit si dhe mjete tjera eksplozive, pastaj kanë bërë shumë sulme në pjesëtarë dhe objekte të Ministrisë të punëve të mbrenshme, në objektet ku kanë qenë të vendosur refugjatët dhe në objektet në ndërtim për këta persona, në objektet ku tubohen pjesëtarët e popullit serb dhe malazez dhe kanë bërë shumë sulme në qytetarë serb, malazezë dhe shqiptarë me ç’rast me dashje kanë privuar dhe kanë tentuar që të privojnë nga jeta shumë persona dhe në menyra të ndryshme kanë shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve, kanë shkaktuar dëm të madh material me çka është krijuar ndjenja e pasigurisë, ndërsa të akuzuarit Arif Vokshi, Qerim Kelmendi, Hamzë Pangjaj, Bislim Zogaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj dhe Nezir Zogaj janë bërë pjesëtarë të këtij grupi, ashtu që:
I akuzuari NAIT HASANI,
Sepse në periudhën nga viti 1992 e deri në fillim të vitit 1997 së bashku me Xheladin Gashin, Rexhep Selimin dhe tani të ndjerin Zahir Pajazitin, pas shumë mbledhejve dhe marveshjeve përmes sigurimit të mjetëve materijale, armeve, sjelljes dhe fshehjes së tyre ka krijuar kushtet e pastaj ka formuar organizatën terroriste armiqsore të quajtur “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”të përbërë së pari prej dy më parë grupeve terroriste të formuara (“Llapit”të ngarkuar për territorin e Prishtinës, Podujeves, Pejes dhe Deçanit, në krye të të cilit ka qenë Zahir Pajaziti dhe “Drenicës”për territorin e Mitrovicës Serbicës, Gllogovcit, Klinës dhe Malisheves, në krye të të cilit ka qenë Rexhep Selimi, ka punuar në kryerjen e çëllimeve të tyre më shumë pseudonime “Kujtimi”, “Abazi”, “Iliri”, “Burimi”, “Syla”, ashtu që ka mbajtur mbledhje me personat e permendur dhe me persona tjerë në të cilat mbledhje kanë planifikuar kryerjen e akcioneve terroriste veq e veq dhe në mynrë kontinuitive në shumë vende në Krahinënë të njejten kohë ashtu si është vepruar në shumë raste, me ç’rast janë privuar nga jeta shumë persona në mesin e të cilëve Ejup Bajgora i cili është vra me Dt. 28.08.1996, Bejtush Beka i cili është vra me Dt. 26.05.1996, pylltari në Serbicë – Fazli Hasani i cili është vra me Dt. 13.01.1997, etj. poashtu me qëllim të sigurimit të mjetëve për organizatë dhe konsultimit lidhur me formimin e të njejtës dhe punës së mëtejme, në pranverë të vitit 1993 ka e marr pjesë në mbledhje në Tiranë së bashku me Xheladin Gashin, Kadri Veselin, Syle Azemin dhe Xhevat Halitin, të cilët i ka njohur për çëllimin e krijimit të organizates dhe me grupet ekzistuese, aktivitetet e deriatehereshme të grupeve dhe me planet për punën e më tejme, në këtë mbledhje janë marr vesh edhe lidhur me çështjen e finansimit të organizates, prandaj, në pajtim me këtë marrëveshje por edhe në mbledhjet e me vonëshme me të njejtit persona në Tiranë dhe në Kosovë e Metohi gjatë viteve 1994, 1995 dhe 1996 ka marrë shumë dhjetra mijë marka Gjermane, të cilat në menyrë sukcesive, sipas nevojes, ia ka dhënë Rexhep Selimit dhe Zahir Pajazitit për sigurimin e armeve, kryerjen e akcioneve terroriste, ashtu që gjatë muajit dhjetor të vitit 1996 prej parave të marrura Zahir Pajazitit ia ka dhënë dhjetë mijë DM për të kryer sulmin terrorist në rektorin e Univerzitetin e Prishtines, Radivoje Papoviq, i cili sulm është kryer me Dt. 16.01.1997, përveq kësaj ka marrë pjesë edhe në bartjen dhe fshehjen e armatimit të siguruar për organizatë dhe baza në shtëpijat e të akuzuareve Hajdin Rama në fshatin Sankovc dhe Nezir Zogaj, në fshatin Divjakë, ndërsa në banesen e vetë në Prishtinë ka mbajtur 20 bomba dore të cilat i ka dorzuar tani të ndjerit Zahir Pajazitit, ndërsa në muajin shtator të vitit 1996 pas marrëveshjes me të njejtin që të kryhet akti terrorist në DPB në Gllogovc ka ardhur për ta kryer, i armatosur me pushkë automatike të cilen në vendin e caktuar e ka sjellur i akuzari Hajdin Rama, mirpo deri të kryerja e sulmit dhe hapja e zjarit në objektin e përmendur nuk është ardhur për shkak të mos marrveshjes rreth vendit të takimit me tëakuzuarin Bislim Zogaj,
– me këtë ka kryer vepër penale terrorizmi nga neni 125 të LPJ të ndeshkuar sipas nenit 139 al. 2 lidhur me al. l të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ dhe vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ lidhur me veprën penale terrorizmi nga neni 125 të LPJ.
Sepse në naten e datës 31.08.1996, së bashku me Rexhep Selimin dhe Musa Jasharin, pasiqë më parë kishin opservuar terrenin dhe kishin përpiluar planin, ka marrë pjesë në sulmin terrorist në Degen e policisë në fshatin e Kliçinë, ashtu që së pari Musa Jashari, ka shkrepur minen e trombllonit, sipas shenjes “TGSC 70-05 VK”e cila ka eksploduar në afërsi të objektit, e pastaj në afërsi direkte pas objektit kanë hedhur bomben e dorës e cila ka eksploduar dhe me atë rast kanë shkaktuar rrezik për jetën e policëve kujdestar Jagosh Shimun, Millorad Armush, Vojisllav Koziq dhe Mileta Gjuriq,
– me këtë në bashkë veprim me personat më lartë të përmendur ka kryer vepren penale terrorizem nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ.