Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi me ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Botsan-Kharchenko ka shprehur shqetësimin për siç ka thënë ai “atmosferën në Kosovë pas zgjedhjeve lokale dhe nxitjen e tensioneve nga Prishtina”.
Kreu i shtetit serb tha se ai nuk e dinte se ekzistonte një helm që ishte etnik, por se ai do të insistonte në një hetim gjithëpërfshirës dhe “ndëshkimin e gënjeshtarëve dhe mashtruesve që organizuan këtë aksion të turpshëm medial”, njoftoi Zyra e Presidentit serb për Bashkëpunim me Media, transmeton Klan Kosova.
Ky reagim i tij erdhi pas dyshimeve për helmim nga zarfet me fletëvotime që erdhën nga Serbia, transmeton Klan Kosova.