• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë që me dokument të falsifikuar fitoi tenderin afër 1 milionësh për renovimin e Speciales

28/07/2021 - 10:19:13
Aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë që me dokument të falsifikuar fitoi tenderin afër 1 milionësh për renovimin e Speciales

Gazeta Telegrami kishte raportuar në dhjetor të vitit 2020 për arrestimin e Tahir Sopës, drejtor kompanisë “NBT ING SHPK” në Suharekë, i cili dyshohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik. I njëjti duke përdorur dokument të falsifikuar, ka arritur të fitojë tender në vlerë prej 811 mijë e 372 e 13 euro për renovimin e objektit të Prokurorisë Speciale në Kosovë. Sinjali merr vesh se ndaj tij, dje është ngritur aktakuzë.

Ashtu siç kishte raportuar Telegrami, edhe në aktakuzë thuhet se Tahir Sopa, akuzohet se ka falsifikuar dokumentin “Letër përkrahje” të datës 12.12.2019 të bankës NLB me të cilin gjoja se banka i ka siguruar përkrahje kompanisë së tij në vlerë prej 200 mijë euro.

Lexo më shumë

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
99
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192

Zyra e Prokurimit e Këshillit Prokurorial të Kosovës e pati përzgjedhur konsorciumin “NBT –ING” & “BAJRAMAJ” si fitues të këtij tenderi, që u nënshkrua më 28 prill të këtij viti.

“NBT-ING” është biznes i Sopës, i cili bashkë me biznesin “NPN BAJRAMAJ” e fituan këtë tender, vlera e parashikuar e të cilit ishte 999 mijë e 800 euro.

Letra me të cilin u fitua ky tender, nuk është lëshuar nga banka, por është falsifikuar tërësisht, thonë tutje burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë.

Prandaj, Tahir Sopa akuzohet se me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik, duke e paraqitur një dokumentacion të rremë.

Sipas Prokurorisë, me anë të këtij dokumenti të rrejshëm është shpallur fituesi në vlerë prej 811 mijë e 372 euro, me ç’rast i ka shkaktuar dëm buxhetit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
Lajme

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
99
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
50
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
152
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
207
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Next Post
VV-ja arsyeton rishikimin e buxhetit: Do të rriten të hyrat dhe do të zvogëlohet borxhi publik

VV-ja arsyeton rishikimin e buxhetit: Do të rriten të hyrat dhe do të zvogëlohet borxhi publik

Më të fundit

  • Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi