• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Departamenti amerikan i Shtetit: Kosova ka potencial për investime, por e pengon korrupsioni

28/07/2021 - 10:17:46
Departamenti amerikan i Shtetit: Kosova ka potencial për investime, por e pengon korrupsioni
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për mjedisin e investimeve në Kosovë, duke thënë se përkundër potencialit ekzistues ka vështirësi të shumta për investuesit e huaj.

Sipas Departamentit amerikan, Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por ky potencial kufizohet nga dështimi për të adresuar disa çështje strukturore serioze, duke përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global, paqëndrueshmërinë politike dhe ndërhyrjet në ekonomi, korrupsionin dhe furnizimin e pasigurt me energji.

Lexo më shumë

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
127

Mes tjerash Departamenti amerikan ka përfshirë edhe sektorin e madh informal, vështirësitë në krijimin e të drejtave pronësore dhe sundimin e dobët të ligjit, si dhe mungesën e dukshme në zbatimin e kontratës.

Raporti thotë se Kosova, si një nga shtetet më të varfra në Europë, u godit rëndë nga pandemia. Megjithatë, aty thuhet se përkundër që rënia e ekonomisë u parashikua të jetë 7.2 për qind, falë masave të shpejta të Qeverisë së Kosovës, veçanërisht vendimit për të lejuar qytetarët e Kosovës të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre të fondit pensional dhe ndihmën nga donatorët ndërkombëtarë, që nga shkurti 2021, vlerësimi i fundit i rishikuar nga FMN parashikon një tkurrje prej vetëm 6 për qind në vitin 2020, njofton Klan Kosova.

“Pandemia nuk çoi në ndryshime të përhershme të politikave të investimeve në Kosovë. Qeveria miratoi disa masa lehtësuese të cilat janë të gjitha të përkohshme dhe të përqendruara në ruajtjen e niveleve të punësimit dhe ndihmën e bizneseve për të ruajtur likuiditetin. Si e tillë, masat lehtësuese të COVID-19 të Kosovës nuk patën ndikim të dukshëm në politikat e gjera të investimeve”, shkruhet në raport.

Gjithashtu, raporti thotë se ligjet dhe rregulloret e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve, megjithëse zbatimi i drejtësisë mbetet i dobët.

“Të gjitha sistemet ligjore, rregullatorë dhe të kontabilitetit në Kosovë janë modeluar sipas standardeve të BE-së dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Kompanitë e listuara publikisht kërkohet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
Lajme

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
127
Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
21
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
14
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Next Post
Aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë që me dokument të falsifikuar fitoi tenderin afër 1 milionësh për renovimin e Speciales

Aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë që me dokument të falsifikuar fitoi tenderin afër 1 milionësh për renovimin e Speciales

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi