Agjencia Britanike Kundër Krimit të Organizuar ka njoftuar se ka arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure shtatë shtetas shqiptarë të cilët drejtonin një grup kriminal në trafikimin e shqiptarëve drejt Anglisë.
Gjatë një periudhe 6 mujore korrik-dhjetor këtij grupi kriminal iu kapën personat që kishin paguar deri në 25.000 stërlina për të hyrë në Angli.
Në gusht të vitit të shkuar ata në harkun kohor të një ore tentuan përmes dy furgonëve të kalonin emigrantë shqiptarë.
Ndërsa në maj 2021 pas informacioneve të marra nga Franca dhe Gjermania këtij grupi kriminal iu kap një grup tjetër shqiptarësh.