Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dhënë sot vendimin për shtetasin malazez Risto Jovanoviq i cili ishte arrestuar në ditën e Vidovdanit në Gazimestan, sipas prokurorisë për veprën penale, nxitje e urrejtjes.
Risto Jovanoviqin u dënuar me gjashtë muaj burgim por ai u pajtua që të paguajë 6700 euro, për ta shmangur burgimin.
Po ashtu është marrë vendim që i njëjti të ekstradohet nga Kosova në Mal të Zi dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.
Risto Jovanoviq ishte arrestuar në Kosovë më 28 qershor të këtij viti.