Më shumë se 20 avionë shoqëruan lundrimin e destrojerit britanik “HMS Defender” në ujërat pranë Krimesë gjatë ditës së djeshme duke e çuar Rusinë dhe Britaninë e Madhe në prag të një konflikti ku mund të ishin përdorur edhe armët.
Kamera e BBC ishte në bordin e destrojerit britanik kur mbi të fluturonin avionët e Rusisë, ndërsa në plane duken momentet kur stafi i “HMS Defender” bëhet gati për më të keqen duke karikuar sistemet raketore dhe mitrolozët.