• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

IKD: Anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial vazhdojnë të marrin shtesa

10/04/2021 - 08:45:26
IKD: Anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial vazhdojnë të marrin shtesa

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka publikuar raportin “Konflikti i interesit në avancime dhe përfitime në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial” në të cilin janë paraqitur përfitimet dhe avancimet e kundërligjshme të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ku shpërfaqen përftimet e avancimet e kundërligjshme të krerëve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.
Ligje të mira në letër, e zbatim i dobët ose mos zbatim fare i tyre në praktikë, është një histori që e ka përcjellë shtetin e Kosovës tash e sa kohë. Një ndër ligjet më të avancuara që është miratuar në Kosovë, është Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. Ndonëse janë bërë gati tre vite që nga miratimi i këtij ligji, zbatimi i tij në praktikë mbetet i mangët. Madje, ndër shkelësit kryesor të tij po del të jenë pikërisht ata që janë të mandatuar për mbrojtjen e ligjshmërisë – prokurorët dhe gjyqtarë, thuhet në raport.

Krerë të sistemit të drejtësisë në Kosovë, kanë vazhduar të mbajnë nga dy (2), tre (3) apo deri gjashtë (6) pozita njëkohësisht dhe për të njëjtat të marrin edhe mijëra euro shtesa, krahas pagave të majme që të njëjtit kanë.

Lexo më shumë

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
110
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192

Sipas deklarimeve të pasurisë, 76% e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kanë deklaruar se në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit kanë pranuar shtesa të ndryshme nga burimet e ndryshme, përveç pagave të tyre bazë. Këto shtesa, anëtarët në fjalë i kishin marrë për punë që rëndom i kanë kryer gjatë orarit të tyre të rregullt të punës.

Gjithashtu, anëtarë të KGJK-së, kishin vazhduar të ushtrojnë edhe detyra tjera publike për të cilat janë shpërblyer me pagesë, ndonëse edhe Ligji për KGJK, ia ndalon kryesuesit dhe anëtarëve të KGJK-së të ushtrojnë ndonjë detyrë tjetër publike apo profesionale për të cilën shpërblehen me pagesë.

Madje, KGJK ka nxjerrë edhe rregullore ku anëtarëve të vet që janë gjyqtarë me orar jo të plotë, u garanton shtesa krahas pagës së tyre bazë. Ky normim i shtesave të kundërligjshme, bie ndesh edhe me vet Ligjin për KGJK i cili parasheh kompensim vetëm për anëtarët jo-gjyqtarë të KGJK-së që nuk janë me orar të plotë.

Ngjashëm situata paraqitet edhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Nga 18 anëtarë e ish-anëtarë të KPK-së të cilët janë analizuar për këtë raport, del se 72% apo 13 prej tyre kanë deklaruar se kanë pranuar shtesa e kompensime të ndryshme, krahas pagave bazë, sipas deklarimeve të tyre të pasurisë. Edhe anëtarët e këtij Këshilli, këto shtesa – që në disa raste arrijnë deri në mijëra euro, i kanë marrë në kundërshtim me ligjin dhe për punë e detyra që i kanë kryer gjatë orarit të rregullt të punës.

Përveç mbajtjes së funksioneve të shumëfishta dhe pranimit të shtesave të ndryshme – në pjesën më të madhe të tyre të kundërligjshme – anëtarë të KGJK-së dhe KPK-së kishin shpërfillur edhe dispozitat tjera të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Gjyqtari Armend Berisha, kishte kandiduar dhe pastaj ishte zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë, vetëm rreth tetë (8) muaj pasi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në KGJK. Një gjë të tillë ishte bërë në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Njëjtë kishte vepruar edhe ish-anëtarja e KPK-së, Dëshirë Jusaj, por për dallim nga gjyqtari Berisha, e njëjta nuk kishte arritur të zgjidhej kryeprokurore e Gjakovës. Pasi konkursi i parë për kryeprokuror të Gjakovës kishte dështuar, prokurorja Jusaj sërish kishte kandiduar për kryeprokurore në konkursin e ri-shpallur dhe kjo kandidaturë e saj, kundërligjshëm është konfirmuar nga KPK.

Në mënyrë të kundërligjshëm ishte avancuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit edhe prokurori Bahri Hyseni, vetëm disa javë pasi të njëjtit i kishte skaduar mandati si kryesues në KPK. Hyseni ishte transferuar në ZKSH, me një vendim të kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi. Ky i fundit, edhe gjatë vitit 2020, përveç pozitës së kryeprokurorit të shtetit, kishte vazhduar të mbajë edhe dy pozita tjera udhëheqëse, duke vepruar kësisoj në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Një pjesë e anëtarëve të të dy Këshillave, kanë deklaruar të hyrat e tyre duke mos i ndarë ato sipas shumës, llojit apo burimit të të hyrave, por duke i paraqitur të gjitha së bashku. Në këtë mënyrë, të njëjtit nuk kanë deklaruar të ardhurat në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, dhe rrjedhimisht ia kanë pamundësuar publikut të dijë se sa nga të ardhurat e tyre kanë qenë pagë e sa të tjera, shtesa, mëditje apo kompensime.

Bazuar në gjetjet e këtij raporti, IKD i rekomandon KGJK-së dhe KPK-së që në pajtim me obligimet që dalin nga Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, të sigurohen që gjyqtarët dhe prokurorët të mos marrin kompensime shtesë gjatë orarit të punës, dhe në raste kur kjo nuk zbatohet mekanizmat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të iniciojnë procedura disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu, IKD i rekomandon KGJK-së dhe KPK-së që të bëjnë plotësim/ndryshimet në legjislacionin e tyre sekondar ashtu që të ndalojnë pagesat shtesë për angazhimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në komisione gjatë orarit të rregullt të punës, në mënyrë që të harmonizohen këto rregulla të brendshme me kornizën ligjore e kushtetuese në Kosovë, përfundon raporti i IKD.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
Lajme

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
110
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
55
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
155
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
208
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
78
Next Post
Adriana Matoshi tregon se kush e ftoi që t’i bashkohet Vetëvendosjes

Adriana Matoshi tregon se kush e ftoi që t’i bashkohet Vetëvendosjes

Më të fundit

  • Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi