• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Të paktën 22 të vrarë në disa sulme në Afganistan

13/03/2021 - 22:49:22
Të paktën 22 të vrarë në disa sulme në Afganistan

Një makinë bombë, një shpërthim buzë rrugës dhe disa sulme kryengritëse shkaktuan vdekjen e të paktën 22 personave, mes tyre forca të sigurisë dhe civilë, thanë zyrtarët afganë të shtunën, transmeton Gazeta Sinjali.

Dhuna e së shtunës shkaktoi rreth 70 të plagosur, shumica e të cilëve ishin civilë.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Afgane, Tariq Arian tha të shtunën se shpërthimi i makinës bombë kishte në shënjestër një bazë policie në provincën e Heratit, e cila kufizohet me Iranin. Ai tha se shpërthimi dëmtoi të paktën 14 shtëpi në një zonë rezidenciale aty pranë.

Zyrtarët lokalë thanë se rreth 60 persona, përfshirë 20 gra dhe 12 fëmijë, ishin midis të plagosurve. Të paktën pesë nga të plagosurit ishin në gjendje kritike, thanë burimet spitalore në Herat. Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Një zëdhënës i talebanëve tha se nuk kishte asnjë lidhje me bombardimet. Por Presidenti afgan Ashraf Ghani fajësoi talebanët, duke thënë se kryengritësit “vazhduan luftën e tyre të paligjshme dhe dhunën kundër popullit ” dhe “treguan edhe një herë se nuk kanë ndërmend” një zgjidhje paqësore të konfliktit, shkruan VoA.

Ndërkohë, një bombë në anë të rrugës shpërtheu të shtunën në mëngjes në Tarinkot, kryeqyteti i provincës jugore Uruzgan, duke vrarë tre civilë dhe duke plagosur katër të tjerë, thanë zyrtarët lokalë. Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për atë sulm.

Rebelët talebanë kryen gjithashtu sulme para agimit në provincat veriore Kunduz dhe Balkh, duke vrarë 11 ushtarë afganë dhe plagosur gjashtë të tjerë. Autorët e sulmit kapën gjithashtu pesë ushtarë afganë gjatë përleshjeve në Kunduz.

Zëdhënësi i talebanëve konfirmoi se rebelët organizuan të dy sulmet. Dhuna është rritur në Afganistan muajt e fundit, duke përfshirë një valë vrasjesh që vunë në shënjestër aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë dhe zyrtarë të qeverisë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Shtetet e Bashkuara kanë rinovuar përpjekjet diplomatike për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje të negociuar gati dy dekada luftë dhe përfundimin e asaj, çfarë ka qenë ndërhyrja ushtarake më e gjatë jashtë vendit, në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Administrata e Presidentit Joe Biden së fundmi u paraqiti një projekt për një plan paqeje drejtuesve të qeverisë afgane dhe talebanëve, në një përpjekje për të ringjallur një proces paqësor të trazuar të filluar nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Plani i zotit Biden parashikon formimin e një qeverie të përkohshme “gjithëpërfshirëse” në Kabul për të mbikëqyrur bisedimet midis talebanëve dhe grupeve të tjera afgane. Ai sugjeron një rol mbikëqyrës nga Kombet e Bashkuara për të krijuar një konsensus rajonal mbi Afganistanin për t’i nxitur rivalët afganë të ndalojnë luftimet dhe të bien dakord mbi një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Ndërkohë, Rusia po përgatitet të presë javën e ardhshme delegacione nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Pakistani, duke thënë se takimi po mbahet për të diskutuar “mënyrat për të promovuar” një zgjidhje paqësore të konfliktit afgan.

Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të promovuar paqen duken se vijnë nga shqetësimet se palët ndërluftuese në Afganistan po përgatiten të intensifikojnë luftimet ndërsa afron pranvera. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se lufta, tashmë në vitin e saj të 20-të, ka vrarë ose plagosur më shumë se 100,000 civilë afganë që nga viti 2009.

Zyrtarët rusë thonë se talebanët dhe përfaqësuesit e qeverisë afgane janë ftuar në takimin e 18 marsit në Moskë. Të shtunën, këshilltari i sigurimit kombëtar afgan Hamdullah Mohib u tha gazetarëve se Kabuli do të dërgojë delegacionin e saj në kryeqytetin rus. Talibanët, të cilët mbajnë kontakte të ngushta me Rusinë, nuk kanë njoftuar se a do të marrin pjesë në takimin e Moskës.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Cili është opinioni i Duda Baljes rreth Thaçit, Kurtit, Osmanit, Mustafës e Haradinajt

Cili është opinioni i Duda Baljes rreth Thaçit, Kurtit, Osmanit, Mustafës e Haradinajt

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi