Këngëtari Labinot Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë, pas deklaratave të tij dhe thirrjeve për protestë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos u mbajtur dasma e ahengje familjare gjatë këtij viti.
Ai ishte ndër artistët e parë që është ankuar duke thënë se nga kjo punë ata jetojnë e madje e ka cekur se ata tashmë kanë marrë kapar nga rezervimet që i janë bërë dhe se ata kaparë janë harxhuar dhe nuk kanë mundësi t’i kthejnë.
Labi ka mbrojtur deklaratat e tij edhe në studio televizive e madje ka pasur edhe një debat me kolegen e tij, Leonora Jakupin, duke i arsyetuar kërkesat e tij.
Gjatë bisedës, Leonora i tha se ata si këngëtarë, me siguri se kanë ruajtur disa të holla për të kaluar këtë kohë pandemie dhe nuk ka arsye që të rezikohen jetët e qytetarëve.
E duket se Labi vërtetë ka ruajtur para, madje aq sa edhe për të blerë një veturë të re, mjaft të shtrejtë në këto kohë të vështira.
Është djali i tij i cili e ka postuar fotografinë e veturës së së re të tipit Audi Q8.
Madje ai bën shaka duke shkruar se vetura është blerë me kaparin e këtij viti, kapar të cilin Labi kishte deklaruar se e kishte harxhuar.
Labi në statuset e tij të mëhershme ka përmendur faktin se sezona nuk duhej anuluar këtë vit, pasi i duhet të paguajë këstet në bankë dhe njëlloj me probleme financiare do të përballen edhe punëtorët e gastronomisë dhe turizmit.