Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna inspektorin tatimor D.F për shkak të syshimeve për keqpërdorimit të detyrës zyrëtare dhe për marrje ryshfeti.
“Administrata Tatimore e Kosovës ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për inspektorin tatimore D.F, i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, si dhe marrje ryshfeti”, thuhet në njoftimin e ATK’së.
Po ashtu ATK ka ftuar qytetarët që t’i raportojnë rastet e keqpërdorit të detyrës zyrtare.
“ATK fton qytetarët që për çdo rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të raportojnë përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 (burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial)”, thekson njoftimi i ATK’së.