• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rrëfim: “Lushtaku më tha se ka me të kallë me kënd ke”

15/04/2020 - 11:32:14
Rrëfim: “Lushtaku më tha se ka me të kallë me kënd ke”

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka thënë se nuk tërhiqet nga akuzat ndaj Sami Lushtakut, të cilin e ka fajësuar për përgatitjen e atentatit ndaj tij.

Halilaj u plagos të martën rreth orës 16:00 në Drenas. Sipas Policisë së Kosovës, avokati Halilaj u lëndua pas një sulmi nga dy persona.
Tri ditë para sulmit ndaj tij, Halilaj tha se ka pranuar një telefonatë kërcënuese nga Sami Lushtaku.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
6
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

Ndërkaq, të martën, disa orë pas sulmit ku mbeti i lënduar në dorë, Halilaj akuzoi Lushtakun për përgatitjen e atentatit kundër tij. E quajti “kriminel gjakftohtë”.

Në një bisedë me Insajderin mëngjesin e së mërkurës, Gazmend Halilaj ka deklaruar se nuk tërhiqet nga këto akuza ndaj kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj.

“Ajo siç e kam thënë, ashtu është. Nuk tërhiqem nga deklarata, por për shkak që jemi në fazë të hetimeve nuk dua të hyjë në detaje”, ka thënë Halilaj për Insajderin.

Halilaj ka treguar se Lushtaku e ka telefonuar të dielën në mbrëmje dhe e ka kanosur. I ka thënë se do t’i shkojë në shtëpi.
“Rreth një minutë [ka zgjatur biseda].

Veç më ka thirrë, më ka kanos, më ka thënë: ‘Prit se po vi aty edhe ka me të kallë me kënd e ki’ dhe pastaj të nesërmen në mëngjes kanë filluar veturat të enden në lagje. I kanë pyetur njerëzit për shtëpinë time, deri sa e kanë gjetur lokacionin”, ka deklaruar Halilaj.

Një ditë pas kanosjes, thotë Halilaj, disa njerëz dhe vetura po e monitoronin lagjen ku ai banon.
“Menjëherë e kam vërejtur, sepse më kanë treguar njerëzit të cilët i kanë pyetur për shtëpinë time. Kur e kanë verifikuar cila është shtëpia dhe identifikuar veturën time, pastaj më kanë goditë në derën e veturës të martës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Fillimisht më kanë goditur nga anash, sepse kanë dashur të ma mbyllin derën”, ka thënë ai.

Halilaj ka thënë se ekzistojnë pamjet e rastit.

“Kamerat e sigurisë i kanë Policia. Drenasi është i pajisur me kamera të sigurisë të cilat monitorohen nga Policia. Gjithçka është deri në detaje e qartë në pamje”, ka thënë ai.

Avokati Halilaj ka akuzuar Sami Lushtakun për atentatin kundër tij.

“E kam pasë komandant dhe nuk kam besim te ai prej se kanë filluar skandalet. Është e sigurt. Ata janë njerëz të Sami Lushtakut. Vrasjen në tentativë para shtëpisë sime e ka bërë krimineli Sami Lushtaku.

Ai është një kriminel gjakftohtë”, ka thënë të martën Halilaj.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media të martën, tha se dy persona dyshohet ta kenë sulmuar avokatin Halilaj.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin”, ka thënë Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armës.

Share9TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
6
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
20
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
97
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Next Post
Thaçi i prerë me Kurtin

Thaçi i prerë me Kurtin

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi