Një person dje është lënduar pasiqë ka rënë nga një lartësi prej 2.5 metra, në Gjilan, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të njoftimit nga Policia e Kosovës, ai ishte duke punuar kur kishte pësuar këtë incident.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 13.02.2020-10:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar kishte rënë nga një lartësi prej 2.5 metrave dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.