Presidenti i Republikës së Kosovës, sot ka dekoruar dëshmorët e familjes Halilaj nga Tërdevci i Drenasit, që dhanë kontribut të veçantë në çlirimin e vendit tonë.
“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, sot e dekorova dëshmorin Daut Halilaj. Ndërsa, me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, dëshmorët Besim dhe Alban Halilaj.
Familja Halilaj nga Tërdevci i Drenasit ishte bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi në faqen zyrtare Facebook.