“Shaj” është kënga fituese e ‘Festivalit të Këngës” në RTSH, Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020.
Është mbajtur sonte nata finale e festivalit që përzgjedhë artistin dhe këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision për vitin 2020.
Pas një edicioni të mbushur me artistë të njohur, zëra të fuqishëm dhe këngë të bukura, favoritja e publikut, Arilena Ara ka arritur që të fitojë
Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH, shkruan Gazeta Express.
E pas një gare shumë të ngushtë me Elvana Gjatën dhe hitin e saj “Me tana”, Arilena arriti që me paraqitje e këndim dhe me baladën e saj të fuqishme të lë pas “Me tana”.
Në anën tjetër, kënga e Elvanës ka arritur të jetë më e dëgjuara në internet dhe të fitojë thuajse të gjitha sondazhet.
Eurovision 2020 do të mbahet më datat 12, 14 dhe 16 maj në Rotterdam të Holandës.