Në kuadër të Dita Ndërkombëtare e Librit, mësuesja Emine Ahmetaj me nxënësit e kalsës e lV/3, e ka zhvilluar një aktivitet domethënës me nxënës, të cilët kanë dhuruar libra në bibliotekë, duke përcjellë një mesazh të fortë për rëndësinë e leximit dhe përhapjes së dijes.

Ky gjest, ndonëse i thjeshtë në dukje, është vlerësuar si një kontribut i çmuar në pasurimin e kulturës së leximit.
Çdo libër i vendosur në raftet e bibliotekës simbolizon jo vetëm një burim dijeje, por edhe përkushtimin e të rinjve për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur përmes edukimit.

Organizatorët theksuan se aktiviteti nuk kishte të bënte vetëm me librin si objekt, por edhe me edukimin e brezave të rinj në frymën e përgjegjësisë qytetare dhe dashurisë për atdheun.
Përmes leximit, nxënësit jo vetëm që zhvillojnë njohuritë e tyre, por gjithashtu forcojnë lidhjen me gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.
Gjatë aktivitetit, nxënësit u regjistruan si lexues të bibliotekës, duke dhënë një premtim simbolik për të vazhduar leximin dhe për të mos u ndalur në rrugën e dijes.
Ky aktivitet u përmbyll me mesazhin se libri mbetet një nga mjetet më të fuqishme për formimin e individëve të ndërgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj shoqërisë dhe vendit të tyre.













