Pronari i portalit Veriu.info, Gazmend Morina, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve dhe aludimeve për kinse financim nga Serbia, duke i quajtur ato përpjekje për ta diskredituar për shkak të publikimeve që, sipas tij, do të dalin në ditët në vijim.
Në një reagim publik, Morina ka deklaruar se sulmet ndaj tij lidhen me shkrimet që portali i tij pritet të publikojë së shpejti.

“Kokan lëshu sot fajdexhinjtë në aksion, për me këqyr me mi diskreditu shkrimet që nisin nga nesër për ta,” ka shkruar ai.
Ai ka ironizuar edhe krijimin e një uebfaqeje që, sipas tij, është bërë për t’i dhënë më shumë peshë akuzave.
“Ani për me dalë ma serioz e kanë kriju një web me emër të Insajderi,” ka shtuar Morina me tone ironike.
Morina ka theksuar se pavarësisht, siç i quajti ai, presioneve dhe përpjekjeve për diskreditim, portali do të vazhdojë publikimin e materialeve që lidhen me fenomenin e fajdesë në Kosova.
“Pavarësisht presioneve, qëndroni nga nesër me Veriu.info dhe kuptoni se si funksionon fajdeja në Kosovë,” ka deklaruar ai.
Në fund të reagimit, Morina ka përdorur edhe një ton sarkastik ndaj akuzave për financim, duke thënë: “Kallxomni ku mi ka qit qato pare, mos t’i han bankat.”
Deri më tani, nuk ka pasur reagime zyrtare nga palët e përmendura në lidhje me këto pretendime.













