Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka shprehur vërejtjet e tij që ka për yllin kosovar Edon Zhegrova.
Spalleti ka thënë se Zhegrova nuk di ta bëjë fazën defanzive.
“Zhegrova nuk di ta bëjë fazën defanzive. Ai nuk di kur duhet t’i rrijë ngjitur kundërshtarit apo ta bëjë një ndërhyrje në të. Ai kthehet prapa, por nuk është konkret.”, ka deklaruar Spalletti.
Kujtojmë se Zhegrova po aktivizohet fare pak për Juventusin nga Spalletti.














