• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

09/06/2025 - 20:00:20
Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

OPED, nga: Florent Zeqaj

Shpesh themi me njëfarë ironie se “ a u rreziku bota në Kosovë” – por në vitin 1999, në zemër të Ballkanit, bota vërtet ishte në prag të një përplasjeje globale. Dhe Kosova ishte epiqendra e saj. Lufta që nisi për të shpëtuar një popull nga shfarosja, rrezikoi të shpërthente në diçka shumë më të madhe: një përplasje të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë – që në gjuhën e thjeshtë do të thoshte fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

Lexo më shumë

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
97
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192

Kush e kujton atë kohë, e di mirë se çfarë kishte ndodhur: spastrimi etnik në Kosovë kishte marrë përmasa tragjike. Shtëpi të djegura, gra të dhunuara, qindra mijëra të shpërngulur, mijëra të vrarë. NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe e ndihmuar në tokë nga Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila po luftoj sa pati mundesi. Por NATO duke e parë se Serbia po kryente sulme të rënda me gjithë arsenalin ushtarak e nisi një fushatë ajrore kundër regjimit të Millosheviqit. Ishte ndërhyrja e parë në histori pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – sepse Rusia, aleate e Serbisë, e kishte bllokuar me veto.

Por momenti më i rrezikshëm erdhi pasi përfunduan bombardimet. Më 11 qershor 1999, trupat ruse, pa paralajmërim, hynë në Aeroportin e Prishtinës – dhe e morën nën kontroll, duke i paraprirë forcave të NATO-s. Ky veprim ishte më shumë se simbolik: ishte një provokim i qartë. Gjenerali amerikan Wesley Clark, komandant suprem i NATO-s, dha urdhër që trupat britanike të ndalonin rusët me çdo kusht. Por përgjigjja e gjeneralit britanik Mike Jackson ishte një nga frazat më historike të kohës sonë:

“Nuk do ta nis Luftën e Tretë Botërore për ty.”

Me këtë vendim, u shmang katastrofa. Jo për shkak të ndonjë marrëveshjeje të mëparshme, por falë maturisë, përmbajtjes dhe zgjuarsisë njerëzore në momentin më të tensionuar të pasluftës së ftohtë. Pas negociatash të gjata, u arrit marrëveshje që Rusia të jetë pjesë e KFOR-it, por pa kontroll të ndarë mbi territorin – çka do të kishte ndikuar drejt për drejt në të ardhmen e shtetësisë së Kosovës.

Ky episod, që shpesh anashkalohet në tekstet zyrtare, duhet të kujtohet si një moment i rrallë kur racionaliteti fitoi mbi arrogancën, dhe diplomacia mbi armët. Lufta e Tretë Botërore nuk ndodhi. Por ishte më afër se ç’mund të imagjinojmë.

Për ne shqiptarët, kjo nuk ishte thjesht një ngjarje ndërkombëtare – ishte çështje ekzistence.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Dhe shpëtimi nuk ishte vetëm nga bombat e NATO-s, por edhe nga maturia e disa njerëzve që e kuptuan se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, duke ndezur një zjarr global mbi një vend të vogël që kërkonte vetëm lirinë.

Shumëkush e mendon Kosovën si një vend i vogël në hartën globale. Por më 1999, një pistë në Aeroportin e Prishtinës u bë qendra e botës. Ky është një kujtim se çdo vend, çdo popull, ka rëndësi dhe peshë në momentet kyçe gjepolitikës e të historisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
Lajme

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
97
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
50
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
152
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
207
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Next Post
Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin

Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin

Më të fundit

  • Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi