Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq tha sot se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është tmerrësisht gabim nëse mendon se dhënia e leksioneve Serbisë për atë lloj politike, veçanërisht politike të jashtme, është një mënyrë për të arritur ndonjë rezultat në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Serbia nuk u është dorëzuar kërcënimeve dhe shantazheve më parë, dhe Kurti sigurisht nuk është dikush që duhet t’i japë Serbisë mësime, veçanërisht nëse kujtojmë se sa përpjekje ka investuar Serbia për mbajtjen e dialogut në jetë, me gjithë papërgjegjësinë e treguar nga negociatorët e Prishtinës si dhe për sigurinë e serbëve në Kosovë si dhe uzurpimin dhe sekuestrimin e burimeve të energjisë dhe burimeve minerale të Republikës së Serbisë”, tha ajo, raporton Tanjug.