• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Tafilaj: Rugova i ka ikur LDK-së, e LDK-ja, Rugovës e Kosovës

27/01/2026 - 18:32:31
Tafilaj: Rugova i ka ikur LDK-së, e LDK-ja, Rugovës e Kosovës

Ramiz Tafilaj, Houston-Texas, SHBA

Orvatja e vazhdueshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u distancuar nga themeluesit e saj nuk është më çështje perceptimi, por fakt politik i dukshëm.

Lexo më shumë

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
60
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
33

Kjo shkëputje manifestohet qartë në mënyrën se si partia e trajton historinë e vet, figurat themeluese dhe trashëgiminë politike mbi të cilën u ndërtua.

Përvjetorët e themelimit të LDK-së, ku mungojnë ose nuk ftohen figura kyçe të fillimit të kësaj lëvizjeje, janë simptomë e një sëmundjeje më të thellë: frikës nga rrënjët dhe nga krahasimi me standardet morale të së kaluarës.

LDK sot ndodhet në krizën më serioze që nga themelimi i saj. Kuvendi i thirrur për 31 janar 2026, në vend se të shfaqet si moment force, reforme apo vizioni, vjen si pasojë e një rënieje të gjatë dhe të pandalur.

Për herë të parë në historinë e saj, LDK nuk po lufton vetëm për pushtet politik, por për vetë arsyen e ekzistencës së saj. Kjo është betejë për identitet.

LDK nuk ishte thjesht një parti politike. Ajo ishte një lëvizje gjithëpopullore, një platformë unifikuese dhe një projekt shtetformues që i dha Kosovës orientim politik, moral dhe ndërkombëtar.

Sot, për fat të keq, ajo perceptohet si një strukturë e mbyllur, e fragmentuar dhe e dominuar nga interesa të ngushta personale e klanore.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Humbjet elektorale të njëpasnjëshme nuk janë rastësi dhe as rezultat i rrethanave të jashtme. Ato janë pasojë direkte e largimit nga misioni fillestar dhe nga modeli politik që e bëri LDK-në forcë udhëheqëse të shoqërisë kosovare.

Dr. Ibrahim Rugova nuk ishte vetëm kryetar partie; ai ishte ideolog, simbol dhe busull morale e politike e Kosovës. Ai besonte se politika duhej të ishte në shërbim të qytetarit dhe të shtetit, jo në shërbim të individit.

Interesi i Kosovës ishte mbi interesin e partisë, dhe interesi i partisë mbi interesin personal. Ky parim themelor u braktis shumë shpejt pas vdekjes së tij.
 
 
Shprehja e Presidentit amerikan Joe Biden e përmbledh me saktësi këtë realitet:

“Rugova i ka ikur LDK-së, por edhe LDK-ja i ka ikur Rugovës dhe Kosovës.”

Kjo nuk është thjesht metaforë; është diagnozë politike. Që nga përplasjet e para të lidershipit pas Rugovës, veçanërisht në periudhën e Nexhat Dacit dhe më pas, LDK ndërtoi një kulturë përjashtuese, ku mendimi ndryshe shihej si rrezik, e jo si vlerë.

Nën udhëheqjen e Dr. Lumir Abdixhikut, kjo prirje jo vetëm që nuk u ndal, por u thellua. Diskursi për “Drejtim të Ri” dhe “Rrugë të Re” u shndërrua në slogane pa përmbajtje reale politike. Zgjedhjet parlamentare treguan qartë se kjo qasje nuk e riktheu besimin qytetar.

Më shqetësuese se humbja ishte mungesa e reflektimit pas humbjes. Në vend të dorëheqjes morale, analizës së thellë dhe reformës së sinqertë, LDK zgjodhi vazhdimësinë e status quo-së.

Kjo është një nga gabimet më të rënda që mund të bëjë një parti që pretendon të udhëheqë shtetin.

Një parti nuk dobësohet vetëm kur humb zgjedhje, por kur humb njerëzit më të mirë. LDK vitet e fundit ka dëshmuar paaftësi për të ruajtur dhe zhvilluar kapitalin e saj njerëzor.

Rasti i ish-kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është shembull tipik i kësaj qasjeje përjashtuese. Vendimmarrja ndëshkuese e qendrës ndaj një dege që veproi në interes të qytetarëve tregon mentalitet hakmarrës dhe jo lidership politik.

Bashkëpunimi i Degës së LDK-së në Vushtrri me Lëvizjen Vetëvendosje ishte vendim racional dhe në shërbim të interesit publik, jo akt tradhtie.

Ngjashëm, edhe trajtimi i Faton Bislimit flet për frikë nga konkurrenca e brendshme dhe mungesë vetëbesimi politik. Në vend që të shihej si vlerë dhe alternativë, ai u margjinalizua. Kjo logjikë përjashtuese ka prodhuar konflikte të panevojshme edhe në degë të tjera, si në Gjilan, ku përplasjet publike kanë dëmtuar rëndë imazhin e partisë.

LDK dikur identifikohej me maturinë, dialogun dhe gjuhën shtetformuese. Sot, për fat të keq, një pjesë e lidershipit përdor gjuhë arrogante, përjashtuese dhe shpesh përçmuese ndaj kritikëve.

Kjo bie ndesh jo vetëm me traditën rugoviane, por edhe me nevojën reale të Kosovës për dialog politik dhe bashkëpunim.

Kuvendi i ardhshëm paraqitet si moment kthese, por deri tani nuk ka sinjale reale për ndryshim thelbësor. Pa reformë të thellë, pa hapje ndaj mendimit ndryshe dhe pa rikthim të vlerave themelore, çdo kuvend rrezikon të mbetet vetëm formalitet. Shpresa se “herën tjetër do të fitojmë” pa ndryshime strukturore është iluzion i rrezikshëm.

Ky shkrim nuk është kundër LDK-së. Përkundrazi, është kritikë në shërbim të shpëtimit të saj. LDK ka merita historike të pakontestueshme për shtetësinë e Kosovës dhe pikërisht për këtë arsye mban përgjegjësi më të madhe.

Kthimi te parimet e Dr. Ibrahim Rugovës nuk është nostalgji, por domosdoshmëri politike dhe morale.

Kjo nënkupton:
përgjegjësi dhe dorëheqje morale pas humbjeve,
hapje ndaj mendimit ndryshe dhe konkurrencës së brendshme,
bashkëpunim me njerëz dhe struktura që i shërbejnë Kosovës,
rikthim të gjuhës së matur, dinjitoze dhe shtetformuese.
LDK rrezikon të mbetet një kujtim historik, në vend se një forcë relevante politike. Kosova ka nevojë për një LDK të fortë, parimore dhe gjithëpërfshirëse — jo për një parti të mbyllur në vetvete.

Pa këto hapa, çdo kuvend do të jetë vetëm zgjatje e agonisë politike të një partie që dikur ishte shtyllë e shtetit.
 
 

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
60
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
33
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
Lajme

Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës

June 2, 2026
22
Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti
Lajme

Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti

June 1, 2026
38
Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn
Lajme

Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn

May 30, 2026
33
Next Post
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

Më të fundit

  • Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
  • Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
  • Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi