Sot në mëngjes është parë duke dalë tym i zi nga oxhaku i termocentralit Kosova B, gjë që ka shqetësuar qytetarët.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë që të bëjnë një vizitë inspektuese për të verifikuar gjendjen reale në Obiliq, njofton Klan Kosova.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për gjendjen jo të mirë të termocentralit Kosova B, dhe për këtë dhe kemi kërkuar vazhdimisht që të mos këtë vonesa në fillimin e projektit për ndërrimin e filtrave në këtë termocentral”.
“Krahas kësaj MMPH është duke investuar në zonën përreth këtij termocentrali në projekte mjedisore që sado pak do të ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”.