• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Takim Gjukanoviq-Gjeloshaj për masat ndaj Covid-19 në Tuz

10/04/2020 - 07:24:59
Takim Gjukanoviq-Gjeloshaj për masat ndaj Covid-19 në Tuz

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq të enjten zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, në të cilin biseduan për situatën aktuale në Malësi, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Presidenti Gjukanoviç, vuri në dukje se situata në komunën e Tuzit është e qëndrueshme dhe se masat e marra nga institucionet përkatëse shëndetësore dhe organet shtetërore në periudhën e kaluar ishin të duhura dhe të justifikueshme.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
7
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
14

“Vetëm dhjetë ditë më parë kemi pasur situatën e shpërthimit të mundshëm në përhapjen e koronavirusit, por falë masave të marra në kohë nga autoritetet kompetente, falë organizimit të mirë të Komunës së Tuzit, dhe falë qëndrimit të përgjegjshëm të banorëve të saj, ne po dëshmojmë sot se këto masa ishin jo vetëm të justifikuara, por që zbatimi i tyre i përgjegjshëm prodhoi efekte që na bëjnë të gjithëve shumë të lumtur dhe të kënaqur sot”, tha Gjukanoviç.

Ai theksoi se interesi më i rëndësishëm i Malit të Zi sot është të parandalohet përhapja e COVID-19, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të vendit.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj tha se disiplina, sjellja e duhur dhe përgjegjësia janë mënyrat më të mira për ta mposhtur virusin.

“Është kënaqësi që së bashku si ekip, me Trupin Koordinues Kombëtar, Qendrën Klinike dhe me qeverinë, dërguam një mesazh të qartë se si mund të funksionojmë dhe të kapërcejmë të gjitha situatat së bashku”, tha Gjeloshaj.

Përfaqësuesit e Komunës së Tuzit falënderuan Presidentin Gjukanoviç për vizitën dhe fjalët përkrahëse për komunën, qytetarët dhe vullnetarët, duke u dakorduar që bashkërisht të përcjellim situatën dhe që ky model suksesi në luftën kundër virusit të jetë shembull edhe për të tjerët.

Mbrëmjen e 24 marsit territori i Tuzit në Malësi, me shumicë shqiptare hynë në fuqi masa kufizuese pasi Organi Kombëtar i Koordinimit të luftës kundër sëmundjeve infektive vendosi që banorët e zonës të vetizoloheshin për shkak se brenda një dite u konfirmuan 15 raste me COVID-19.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Autoritetet vendore të mbështetura nga institucionet qendrore ndërmorën masat e duhura duke parandaluar përhapjen e infektimit me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Mal të Zi tha të enjte se nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar me koronavirus.
Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik thuhet se gjatë ditës janë analizuar 76 kampione dhe të gjitha dolën negative. Në Mal të Zi numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është 252, ndërsa dy persona kanë humbur jetën nga pasojat e tij.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
7
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
14
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
30
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
93
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Next Post
Kurti planifikon dy ekipe për dialogun Kosovë-Serbi

Albin Kurti e konfirmon se koalicioni me PDK’në mund të ndodhë

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi