• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Smajlaj: Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i unitetit kombëtar

26/02/2026 - 08:54:44
Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë

Ish-kandidati për deputet i Kuvendit të Kosova, Rasim Smajlaj, ka reaguar publikisht lidhur me debatin për postin e Presidentit të Republikës, duke ngritur çështjen e përfshirjes së figurave me kontribut historik në këtë proces, përfshirë edhe emrin e Ramush Haradinaj.

Në një deklarim publik, Smajlaj e ka cilësuar qëndrimin e familjes Jashari, e cila ka bërë të ditur se nuk kanë kandidat për president, si një akt të përgjegjshëm dhe me peshë kombëtare.
“Familja Jashari është simbol i sakrificës dhe i lirisë dhe i përket gjithë kombit, jo një partie apo ideologjie të caktuar,” ka theksuar ai.

Lexo më shumë

Bajarm Gecaj: Prilli, mision për shpëtimin e shtetit – përndryshe rrëshqasim në autokraci

Bajarm Gecaj: Prilli, mision për shpëtimin e shtetit – përndryshe rrëshqasim në autokraci

February 21, 2026
29
Nga Arbëria në Kosovë: Zagrepi përkulet para 300 viteve histori shqiptare

Nga Arbëria në Kosovë: Zagrepi përkulet para 300 viteve histori shqiptare

February 18, 2026
32

Megjithatë, ai ka ngritur pyetjen pse, sipas tij, në këtë debat nuk po përmendet familja Haradinaj dhe kontributi i saj në luftë dhe shtetndërtim.

Smajlaj ka nënvizuar se familja Haradinaj, ashtu si familja Jashari, tejkalon kufijtë partiakë dhe nuk duhet parë si pronë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës apo e ndonjë subjekti tjetër politik.

“Ramush Haradinaj nuk duhet parë vetëm si figurë partiake, por si figurë shtetformuese, me kontribut në luftën për liri, në ndërtimin e institucioneve dhe në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës,” ka deklaruar Smajlaj.

Ai ka theksuar se nuk është votues dhe as simpatizant i AAK-së, por e sheh si detyrim qytetar të kërkojë një debat më të hapur për figura që mund të kenë rol unifikues.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një president që përfaqëson unitetin kombëtar dhe jo kompromiset politike.
“Kosova sot nuk ka nevojë për president të kompromisit politik. Ka nevojë për president të unitetit kombëtar. Dhe në këtë debat, emri i Ramush Haradinajt nuk duhet të anashkalohet,” ka përfunduar Smajlaj.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur çështja e presidentit të ardhshëm pritet të bëhet një nga temat kryesore të debatit politik në vend

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Bajarm Gecaj: Prilli, mision për shpëtimin e shtetit – përndryshe rrëshqasim në autokraci
Lajme

Bajarm Gecaj: Prilli, mision për shpëtimin e shtetit – përndryshe rrëshqasim në autokraci

February 21, 2026
29
Nga Arbëria në Kosovë: Zagrepi përkulet para 300 viteve histori shqiptare
Lajme

Nga Arbëria në Kosovë: Zagrepi përkulet para 300 viteve histori shqiptare

February 18, 2026
32
Pronari i Veriu.info, Gazmend Morina reagon ndaj akuzave për financim nga Serbia: “Fajdexhinjtë janë hedhur në aksion”
Lajme

Pronari i Veriu.info, Gazmend Morina reagon ndaj akuzave për financim nga Serbia: “Fajdexhinjtë janë hedhur në aksion”

February 17, 2026
73
Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë
Lajme

Smajlaj: Largimi i Ramushit, nga AAK-ja, është dridhje e tërë skenës politike

February 17, 2026
33
Ramiz Tafilaj: Një popull, një liri, një Miqësi e përjetshme me Amerikën
Lajme

Ramiz Tafilaj: Një popull, një liri, një Miqësi e përjetshme me Amerikën

February 17, 2026
7
Kaltrina Arifaj shpërthen ndaj Bekim Jasharit: Heshtja juaj për çlirimtarët është zhgënjim i thellë
Lajme

Kaltrina Arifaj shpërthen ndaj Bekim Jasharit: Heshtja juaj për çlirimtarët është zhgënjim i thellë

February 17, 2026
36

Më të fundit

  • Smajlaj: Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i unitetit kombëtar
  • Bajarm Gecaj: Prilli, mision për shpëtimin e shtetit – përndryshe rrëshqasim në autokraci
  • Nga Arbëria në Kosovë: Zagrepi përkulet para 300 viteve histori shqiptare
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi