• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Si u vra Agim Ramadani? Rrëfen për herë të parë ish-ushtari që e pa komandantin kur ra në tokë

10/04/2020 - 17:40:50

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Berisha, ka treguar për herë të parë për mënyrën se si është vrarë bashkëluftëtari i tij, Agim Ramadani, më 11 prill 1999.

Në një bisedë në emisionin Frontal Live në T7, Berisha ka treguar momente që kurrë më parë nuk janë dëgjuar.
Mes emocioneve, ai ka treguar se, para së të vritej, Agim Ramadani është kujdesur që t’ju jepte bukë ushtarëve që kishte me vete.

Lexo më shumë

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
10
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
38

“Kur kemi rënë te përroi poshtë, na pyeti: ‘A keni hëngër bukë?’. Ne i thamë, dikush po, dikush jo. E ka nxjerrë një bukë, edhe na ka dhënë nga një copë secilit”, ka treguar Berisha.

Më pas, siç ka thënë ai, “Katana” ka parë gjurmët e ushtarëve serbë. “Na ka pozicionuar, edhe kanë filluar luftimet. Ai ka organizuar pozicionet tona”.

Berisha, që në atë kohë ishte 20-vjeçar, ka treguar momentin kur një plumb ka goditur Agim Ramadanin, derisa ky po shihte nëse plumbat e ushtarëve të UÇK’së kanë goditur armikun.

“Filluan luftimet pas një pauze, një ushtar i joni ka ndërruar një pozicion, dhe ka gjuajtur. Komandanti u ngrit në këmbë për të parë, e rroku plumbi, se ai ra. Më pas, ushtari serb ka sharë serbisht, unë shqip, sepse kemi qenë aq afër, sa jemi dëgjuar me ta”, ka vazhduar rrëfimin ish-ushtari, duke treguar edhe momentin kur pa se Agim Ramadanin e mori plumbi.

“Unë e pashë momentin kur u godit Agim Ramadani dhe ra për toke. Unë kam dalë nga istikami, kam shtënë, ka shtënë edhe Besim Kelmendi, dhe na ka mbuluar Lutfi Hoxha. Kam emocione. Është e rëndë, por duhet të të japë motiv, të hakmerresh e ta çosh amanetin e tij përpara”, ka thënë Berisha.

Ish-bashkëluftëtari i “Katanës” ka treguar edhe për mënyrën se si është tërhequr trupi i pajetë i komandantit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Kanë filluar luftimet, gjysma nga ata nuk e kanë parë që e kanë vrarë. Pas një kohe, kemi filluar tërheqjen e tij. Është afruar Aziz
Emrushi te trupi i tij. Unë edhe Besim Kelmendi e kemi tërhequr për këmbe, e kemi ngrehur. Ka ardhur Cen Aliçku, tha: ‘Pse po e ngrehni kështu?’.

I thamë se jemi lodhur. E ka nxjerrë thesin e fjetjes, dhe e kemi futur trupin e tij, e kem çuar atje. Ka ardhur Sali Çeku, shumë i mërzitur”, ka treguar Berisha detaje të pathëna deri me tash rreth vrasjes së Agim Ramadanit.

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
10
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
38
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
24
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
31
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Next Post
Foshnja katër ditëshe vdes nga koronavirusi

Foshnja katër ditëshe vdes nga koronavirusi

Më të fundit

  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi