• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Raketa kineze jashtë kontrollit mund të bjerë edhe në Kosovë

08/05/2021 - 07:21:06
Raketa kineze jashtë kontrollit mund të bjerë edhe në Kosovë
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas një qendreje amerikane për kërkim dhe zhvillim hapësinor, mbetjet e raketës kineze që ka dalë nga kontrolli pritet të bien në sipërfaqen e Tokës në orët e fundit të së shtunës ose në orët e para të së dielës. Kjo qendër ka publikuar edhe një hartë me zonën e rënies së mundshme të raketës, në të cilën përfshihet edhe Ballkani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, organizata “Aerospace Corporation” tha se parashikimi më i ri nga Qendra e saj për Studime të Rihyrjes dhe Mbetjeve në Orbitë është që hyrja e raketës “March 5B” të ndodhë tetë orë më herët ose tetë orë më vonë se ora 4 e 19 minuta në mëngjesin e së dielës sipas kohës GMT (6 e 19 minuta sipas kohës së Kosovës).

Lexo më shumë

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
35
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
25

Sipas kësaj organizate, parashikimi më i ri i bazuar në informata është se vendi i mundshëm për rihyrjen e raketës në orbitën e Tokës është afër pjesës veriore të Zelandës së Re, por shtoi se rihyrja është e mundshme kudo në zonën e paraqitur në hartë, shkruan Reuters.

Në hartën me rënie të mundshme të raketës përfshihen pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, territori i plotë i Azisë, pjesa lindore e Afrikës, Oqeani Indian, rreth gjysma e Oqeanit Paqësor, Australia me Oqeani dhe pjesa veriperëndimore e Amerikës Veriore, përfshirë Alaskën e ShBA-së dhe një pjesë të territorit të Kanadasë.

Raketa “Long March 5B” u lëshua në qiell nga ishulli kinez, Hainan, më 29 prill. Ajo e dërgoi në hapësirë modulin Tianhe, që do të shërbejë për ekuipazhin e një stacioni të përhershëm hapësinor kinez.

Në maj të vitit 2020, disa pjesë të lëshimit të parë të kësaj rakete kishin rënë mbi territorin e Bregut të Fildishtë, duke dëmtuar ndërtesa, ndonëse nuk ishte raportuar për persona të lënduar.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
Bota

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
35
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në
Bota

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
25
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
Bota

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
22
40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
Bota

40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine

November 5, 2025
19
Lëshohet urdhër-arresti për Donald Trump
Bota

SHBA dhe Kina afër marrëveshjes historike

October 27, 2025
19
SHBA fillon dërgimin e ndihmave në Gaza
Bota

Izraeli dhe Hamasi bien dakord për armëpushim në Gaza dhe kthimin e pengjeve

October 9, 2025
18
Next Post
Infermieri i QKUK’së në grevë urie qe 11 ditë

Infermieri i QKUK’së në grevë urie qe 11 ditë

Më të fundit

  • KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht
  • Sot 9-vjetori i vdekjes së veteranit të UÇK-së,Haxhi Sutë Fazliaj
  • Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi