Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar vajzën e tij.
Në këtë rast viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mësohet se rasti ka ndodhur në Prizren.