Një burrë për të cilin mediat ukrainase pretendojnë se është Oleksi Belko nga Krimea, ka kërcënuar se do ta hedhë në erë urën në Kiev, ku edhe gjendet stacioni i metrosë.
Komandanti i policisë së Kievit, Andrey Krishchenko, ka bërë të ditur se ia ka hapur zjarr. Kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të njësive speciale që po e cilësojnë rastin si përgatitje për sulm terrorist, transmeton Telegrafi.
“Një burrë i panjohur po gjuan me armë dhe po kërcënon me shpërthim të urës. Jemi duke kryer një aksion policor, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë anëtarë të njësive speciale. E për shkaqe sigurie është ndaluar trafiku i veturave dhe trenave”, thuhet në raportin e policisë.
Gjithashtu në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet e deminimit, e trafiku rrugor dhe ai hekurudhor nga “Dnjepar” deri në metronë e Kievit “Lesna” është mbyllur.