Ka ndodhur largimi i dytë brenda ditës tek skuadra e Chelseas në Premierligë.
Pas futbollistit Willian, edhe spanjolli Pedro me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, konfirmoi largimin nga londinezët.
“Pas pesë vjetësh i vjen fundi edhe qëndrimit tim në Chelsea”.
“Ishte kënaqësi dhe nder të luaj për këtë klub dhe të fitoj titujt e Premierligës, FA Cup dhe Ligës së Evropës”, ka shkruar mes tjerash spanjolli.
Kurse, skuadra e Romës në Serie A pritet të jetë destinaconi i radhës i 33 vjeçarit.