• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

PDK i ndan qindra pako ushqimore në veri të Kosovës (FOTO)

09/04/2020 - 16:30:09
PDK i ndan qindra pako ushqimore në veri të Kosovës (FOTO)

Partia Demokratike e Kosovës ka ndërmarr aksion dhe ka shpërndarë sot qindra pako me ushqim e gjëra eseciale tek banorët e katër komunave në veri të Kosovës.

Ky aksion humanitar sipas PDK-së, erdhi pak ditë pasi lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, vizitoi qytetarët shqiptarë që kanë mbetur të
izoluar në veri si pasojë e vendimeve të Qeverisë së Serbisë me orë policore e karantinim, njofton Klan Kosova.

Lexo më shumë

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
14
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29

Veseli ka falënderuar aktivistët dhe sinpatizantët e PDK që i janë bashkuar në këtë aksion humanitar.

Ai ka shkruar në Facebook se javën e ardhshme do të miratohet në Kuvend propozimi i PDK për pakon emergjente prej 320 milionë euro për tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në përballje me pasojat e pandemisë coronavirus.

”Gjatë vizitës që bëra në komunat e veriut të Kosovës, pashë një situatë të dhimbshme të qindra familjeve shqiptare që kishin mbetur të izoluara dhe që ishin në panik për situatën. Nga njëra anë ata përballeshin me gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur prej Beogradit në vendbanimet e tyre, e nga ana tjetër, shikonin qeverinë e shkarkuar të Kosovës që vepronte pa asnjë transparencë duke heshtur e miratuar kontrollin e veriut prej qeverisë së Serbisë.

Për më tepër, izolimi gjeografik dhe bllokimi prej orës policore të imponuar prej Serbisë e kishte bërë të rëndë gjendjen e tyre duke iu shkaktuar mungesë të ushqimeve dhe nevojave të tjera elementare.

Prandaj, menjëherë kam iniciuar një organizim vullnetar humanitar me anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së për të shpërndarë qindra pako të mbushura me ushqime dhe produkte të tjera esenciale tek shqiptarët e katër komunave të veriut që qëveria e Prishtinës i ka lënë në dorë të Beogradit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Qytetarët tanë nuk do të mbeten asnjëherë pa mbështetje pavarësisht se qeveria është vonuar shumë tu dalë në ndihmë në këtë kohë pandemie.

Prandaj kemi marrë iniciativën që të martën e javës së ardhshme ta mbajmë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për të miratuar pakon emergjente prej 320 milionë euro.

Kuvendi i Kosovës, që është institucioni më i rëndësishëm i demokracisë sonë sepse përfaqëson zërin e popullit, nuk do të qëndrojë duarkryq.

Paketa që deputetët do të miratojnë ka për të ndihmuar të gjitha kategoritë e prekura nga situata apo që janë më në nevojë.

Ndërkaq ju lus të gjithëve që të qëndroni në shtëpi dhe t’u përmbaheni rekomandimeve shëndetësore. Vetëm të bashkuar do të mund ta tejkalojmë këtë sfidë!”

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
14
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Next Post
Përjetësisht në Memorien Shqiptare Bllaca ‘99..

Përjetësisht në Memorien Shqiptare Bllaca ‘99..

Më të fundit

  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
  • Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi