Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi të hënën në Skenderaj, ku kandidati për kryeministër, Albin Kurti, u sulmua nga përkrahësit e një tjetër partie.
“Zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzetenjëvjet pas çlirimit!?”, shkruan Mustafa në Facebook.
Mustafa, thotë se zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje.
“Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre. Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujtdo qoftë, është humbje. Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar!”, shkroi Mustafa.