• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Manchester e shkatrron Chelsin

11/08/2019 - 18:20:56
Manchester e shkatrron Chelsin

Chelsea ka pësuar sonte debakël kundër Manchester United në Old Trafford. Katër gola nga “Djajtë e kuq”, në një ndeshje ku kampioni i 20 fishtë tregoi se sivjet nuk do të jetë aq e lehtë për t’u kaluar

Të gjithë thanë se është një skuadër që do ta këtë të vështirë të kap Ligën e Kampionëve.

Lexo më shumë

UEFA shkruan: Kosova e tronditi Suedinë  në “Fadil Vokrri”

UEFA shkruan: Kosova e tronditi Suedinë në “Fadil Vokrri”

September 9, 2025
16
Dëshpëron Kosova, mposhtet 4:0 nga Zvicra

Dëshpëron Kosova, mposhtet 4:0 nga Zvicra

September 6, 2025
14

Por, Manchester United sot ka luajtur si një kampion i vërtetë. Katër gola kundër Chelseat treguan që Manchester United i Ole Gunnar Solskjaer është gati dhe se nuk do ta kenë të lehtë skuadrat e tjera me të.

Pjesa e parë ishte një ndeshje shumë më e mirë për Chelsea. Ata sulmuan dhe ishin gati për të shënuar edhe gol ku i riu Abraham që në minutat e parë goditi shtyllën e De Geas.

Por, pas 15 minutave lojë Manchester United merr ndeshjen në dorë.

Një depërtim i Anthony Martial në zonën e 16 metërshit bëri që Kurt Zouma të shkaktoi penallti, të cilën në gol e shndërroi ylli i United, Marcus Rashford në minutën e 18-të.

Pas epërsisë United vazhdonte dominimin kundër Chelsea të cilët patën disa dalje përpara por që nuk arritën barazimin e rezultatit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

E kur në pjesën e dytë u prit që Chelsea të kërkonte barazimin, kështu nuk bëri skuadra londineze. Manchester vazhdonte të sulmonte dhe kishte edhe posedimin e topit.

Perreira depërton mirë nga krahu i djathtë në minutën e 65-të për të pasuar te Anthony Martial i cili shënon pa vështirësi në portën e Kepas, për ta dyfishuar epërsinë.

E dy minuta më vonë, Paul Pogba tregon madheshtinë.

Pason në mënyrë mjeshtërore për Rashford i cili del ballë për ballë me Kepan për të pësuar golin e 3 brenda dy minutave.

Seria e golave për Manchester nuk ndalet këtu.

Kësaj radhe është i riu Daniel James i Manchester që debuton me gol me fanellën e “Djajve të kuq” pas kalimit të tij në skuadrën kampione angleze duke shënuar në minutën e 81-të.

Prapë asistues ishte Pogba.

Në fund rezultati përfundoi me një fitore të pastër të United 4-0, kurse Frank Lampard i mbetet të punojë shumë që ta ngjallë skuadrën e tij.

Me këtë fitore, United ngjitet në vendin e dytë me golëdallim më të mirë se Liverpool të cilët e hapen kampionatin me fitore 4-1 kundër Norvich. Në vendin e parë vazhdon të jetë City të cilët deklasuan skuadrën e West Ham në London Stadium gjatë ditës së djeshme me rezultat 5-0.

Fitore kanë shënuar edhe Tottenham Hotspur dhe Arsenal në xhiron e parë të Premier Ligës.

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

UEFA shkruan: Kosova e tronditi Suedinë  në “Fadil Vokrri”
Lajme

UEFA shkruan: Kosova e tronditi Suedinë në “Fadil Vokrri”

September 9, 2025
16
Dëshpëron Kosova, mposhtet 4:0 nga Zvicra
Lajme

Dëshpëron Kosova, mposhtet 4:0 nga Zvicra

September 6, 2025
14
Edon Zhegrova tregon ëndrrën e tij me Juventusin
Lajme

Edon Zhegrova tregon ëndrrën e tij me Juventusin

September 3, 2025
9
Zhegrova e merr shtetësinë shqiptare “për të lehtësuar” kalimin e tij te Juventusi
Lajme

Zhegrova e merr shtetësinë shqiptare “për të lehtësuar” kalimin e tij te Juventusi

August 27, 2025
11
Vdes në fushë ish-portieri, Firos Mohamed
Lajme

Vdes në fushë ish-portieri, Firos Mohamed

July 6, 2025
29
A do të lejohen tifozat “Kuq e Zi” në lojën  Shqipëri – Serbi?
Lajme

A do të lejohen tifozat “Kuq e Zi” në lojën Shqipëri – Serbi?

June 3, 2025
21
Next Post
Më vetura zyrtare edhe gjatë Bajramit

Më vetura zyrtare edhe gjatë Bajramit

Më të fundit

  • Diplomati gjerman nuk i shkon Kurtit në kryeministri
  • Policia në Pejë kërkon ndihmë për kapjen e djalit të Shefqet Kelmendit
  • Pesë të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi