Artur Magani nuk është më pjesë e Ballkanit të Suharekës.
Sulmuesi shqiptar ka konfirmuar vetë ndarjen me finalistët e Kupës për edicionin e ardhshëm.
Ai e quajti Ismet Munishin, trajnerin më të mirë në Kosovë.
“Nga sot jam lojtar i lirë. Falënderoj të gjithë shokët e ekipit te FC Ballkanit dhe Ismet Munishin, per mua trajneri më i mirë në Kosovë”.
26-vjeçari më parë ka luajtur për Feronikelin dhe Lirinë.