• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

LDK – Qeverisë Kurti: Nuk do të arrihet marrëveshje me Serbinë, pa koordinim me ShBA-në

24/07/2021 - 10:52:11
LDK – Qeverisë Kurti: Nuk do të arrihet marrëveshje me Serbinë, pa koordinim me ShBA-në

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës koordinim dhe përfshirje më aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë, duke shfrytëzuar momentumin e krijuar me Biden president, pasi ndryshe nuk arrihet marrëveshja finale. Sipas tyre, Kosova s’e ka luksin e as komoditetin që të vazhdojë dialogun në pafundësi.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Faton Bislimi, thotë se dy takimet e para të kryeministrit Albin Kurtit, në Bruksel, me palën serbe, janë vazhdim i dialogut të mëhershëm, e jo proces i ri, siç po konsideron kreu qeveritar.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Pavarësisht refuzimit të propozimeve të kryeministrit Kurti në procesin e dialogut, Bislimi thotë se nuk duhet të pritet që Serbia të pajtohen me to, por të insistohet në një marrëveshje që nuk cenon interesat e Kosovës.

“Takimi i fundit që ka ndodhur në Bruksel është në vazhdën e takimeve të mëhershmeve, është vazhdimësi e procesit të dialogut që ka filluar shumë më herët. Normalisht tani në formatin ndryshe për shkak të lidershipit të ri në Kosovë. Ajo që kemi pa edhe ne edhe ju është propozimet që janë bërë nga Kosova dhe janë refuzuar nga ana e palës serbe.”

“Por, ne nuk presim që serbët të pajtohen me ne, të pajtohen me atë që ne ofrojmë dhe konsiderojmë se është zgjidhje ideale për problemet e hapura. Ajo që është me rëndësi, që unë shpresoj dhe i bëj thirrje ta bëjë Qeveria e Kosovës, që procesin e dialogut ta zhvillojë në koordinim të plotë me ShBA-në, pa rolin e të cilëve, ne fatkeqësisht as nuk do të arrijmë marrëveshje me Serbinë, por as nuk mund të zbatonim një marrëveshje që mund të arrinim”, thotë ai.

Bislimi thotë se Kosova nuk e ka luksin dhe as komoditetin që të zhvillojë dialogun në pafundësi, ndërsa, ftoi që të shfrytëzohet momentumi i krijuar me Joe Biden president të ShBA-së, e që ka shprehur hapur se pret marrëveshje finale me njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.

“Kosova s’e ka luksin e as komoditetin që të vazhdojë dialogun në pafundësi sepse për neve është barrë e rëndë. Ne kemi fatin e mirë historik, por edhe tani veçanërisht që në ShBA kemi një president të ri të zgjedhur, Joe Biden, një mik i kamotshëm i Kosovës i shqiptarëve në përgjithësi.”

“Ai në letrat e para zyrtare që i ka dërguar krerëve të institucioneve tona, ka thënë se presin një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale që ofron njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është synimi, unë besoj që do t’i shërbente interesit nacional të Kosovës që delegacioni në Bruksel dhe çfarëdo formati të fokusohet në arritjen e këtij qëllimi”, deklaron Bislimi për KP.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Bislimi deklaroi se dialogu e tejkalon cilëndo qeveri dhe parti, pasi është interes nacional. Ai tha se si LDK nuk do t’i shmangen përgjegjësisë, pasi edhe performanca në dialog do të jetë indikator kyç në imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Performanca në dialog do të jetë indikator kyç në vazhdimin e ndërtimit të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dialogu që tani është stërzgjatur për kohë mbi një dekadë është barrë e madhe për Kosovën dhe i tejkalon cilëndo qeveri dhe parti. Si i tillë, sa më shpejtë që ta heqim qafe këtë barrë është më mirë për Kosovën.”

“Ne asnjëherë nuk i kemi lajthitur përgjegjësisë së opozitës. Opozitarizmi ynë është në politikat publike të qeverisë, ku ne mund të ofrojmë alternativë më të mirë. LDK nuk është ithtarë e krijimit të opozitarizmit të fjalëve dhe inateve. Ne jemi ithtarë të krijimit të opozitarizmit me alternativ më të mirë”, shton Bislimi.

Të hënën e kësaj jave, kryeministri Albin Kurti zhvilloi takimin e dytë në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ndërsa është paralajmëruar se takimi i radhës pritet të jetë në muajin shtator.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Kurti uron Distria Krasniqin: Me zemër jam me ju

Kurti uron Distria Krasniqin: Me zemër jam me ju

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi